LAJMI I FUNDIT:

Është shtyrë lansimi i veturës elektrike Porsche Macan

Është shtyrë lansimi i veturës elektrike Porsche Macan

Porsche pati disa javë interesante, me IPO-në e saj në fillim të mbarë dhe tani aksionet e saj po bien së bashku me pjesën tjetër të tregjeve, dhe disa publikime të automobilave zbuluan lajmin e pakëndshëm për veturën elektrike Macan.

Vetura elektrike Porsche Macan do të jetë vetëm vetura e dytë tërësisht elektrike e kompanisë, pasi që Taycan arriti suksesin e pritur. Macan ende mbetet modeli më i shitur i Porsche por vetëm për shkak të vonesave të Taycan.

Kompanisë iu desh kohë e gjatë për zhvillimin e versionit elektrik për SUV-në e saj më të vogël, duke e ditur shumë mirë se ai kishte të gjitha shenjat për t’u bërë një sukses i menjëhershëm me klientët, përcjell Telegrafi.

Vetëm pak para IPO-s, Porsche shpërndau një memorandum të gjerë investimi me klientët e saj potencial. Autocar kishte arritur që të marr dokumentin prej 820 faqeve, dhe pasi e lexuan atë, arritën tek planet e prodhimit për Macan, raporton Arena EV.

Aty nuk kishte lajme të mira për të – Porsche e konfirmoi për investitorët se lansimi i Macan ishte pezulluar deri së paku në fillim të vitit 2024.

Faji u hodh tek ekipi i Cariad, një divizion i zhvillimit të softuerit të VW Group.

Ekipi është përgjegjës për platformën e ardhshme E3 1.2 me të cilën supozohet se do të funksionojnë të gjitha automjetet elektrike të grupit të ardhshëm VW – që përfshin Porsche Macan. Ka edhe vonesa të tjera nga kontraktorët e palëve të treta dhe Porsche pranoi se nuk ka fare kontroll mbi to. /Telegrafi/