Është shpallur njeriu më i lumtur në botë: Ka zbuluar formulën për jetë të mirë dhe të lumtur!
Njeriu më i lumtur në botë, Matthieu Ricard, ka shkuar si shkencëtar i ri, kur ishte 26 vjeç, në Himalaje, është bërë prift budist dhe 50 vjetët e fundit i ka kaluar duke studiuar njerëzit në gjetjen e lumturisë.
Madje edhe shkenca, më saktësisht hulumtimi i Universitetit në Wisconsin, ka konstatuar që Ricard është njeriu më i lumtur në botë.
Forca e tij e kontrollit të mendjes është befasuese, ndërkaq niveli i rrezeve gama (të lidhura me vetëdijen, kujdesin, mësimin dhe kujtesën) të cilat truri i tij i prodhon, kurrë më parë nuk është shënuar, transmeton Telegrafi.
“Lumturia është shkathtësi të cilën duhet mësuar”, thotë Ricard, i cili ka ndarë me ne 5 këshilla të thjeshta se si të jesh i lumtur:
1. Mos u brengosni
“Mos u brengosni për asgjë. Nëse hasni në disa vështirësi dhe probleme dhe nëse për to ekziston zgjidhje, bëjeni zgjidhjen. Nëse nuk ekziston zgjidhje, nuk ka kuptim të brengoseni sepse problemi në atë mënyrë bëhet edhe më i madh. Qetësohuni. Dhe mendoni se cilat gjëra të tjera të dobishme do të mund t’i bëni. Gjeni ndonjë rrugë tjetër”.
2. Ushtroni jetën e lumtur
“Ekzistojnë shumë cilësi fondamentale njerëzore të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetë të lumtur, të plotësuar dhe funksionim në mënyrë optimale, siç janë kujdesi, dashuria, mirësia, liria e brendshme dhe qetësia e brendshme. Këto karakteristika nuk mund t’i përmirësoni pa ushtrime, mirëpo për ushtrime nevojitet kohë”.
3. Gjeni pasionin tuaj
“Kur kam qenë 20 vjeç, kam qenë i hutuar duke kërkuar shkathtësinë me të cilën do të mundja të merresha dhe e cila jetës sime do t’i jepte kuptim. Në një moment patjetër duhet të pyesni – ç’është ajo që është e vërteta, vërtet e rëndësishme. Poeti grek Aristofani ka thënë që arsimimi nuk është vetëm plotësim i flakadanit, por edhe i ndezjes së flakës. Dhe ajo flakë jetës i jep kuptimin. Edhe ajo flakë nuk është gjithmonë atje ku mendoni që do të mund të jetë. Ekziston një zonë, shkathtësi e cila ju plotëson dhe ju inspiron. Kërkoni atë dhe bëni atë që është e nevojshme për të arritur atë që dëshironi”.
4. Uroni gjithkujt lumturi
“Bëhuni altruist dhe uroni që çdo njeri në botë të gjejë lumturinë. Përse do ta përjashtoni dikë? T’i urosh dikujt lumturi nuk do të thotë që dëshironi të bëjë gjëra të këqija, të gënjejë apo të terrorizojë të tjerët, sepse kjo askujt nuk i sjell lumturi. Kjo do të thotë që dëshironi që njerëzit të jenë më të ndjeshëm dhe të liruar nga vuajtja, hidhërimi, arroganca, narcizmi. Altruizëm do të thotë t’u urosh vetëm të mirën njerëzve”.
5. Ndihmojuni të tjerëve
“Kudo që shkoj, shkoj me qëllimin që dikujt t’i ndihmoj. Pra, përse do të kisha shkuar dhe udhëtuar kudo? Ndihem mirë dhe shkëlqyeshëm atje ku jetoj, në Himalaje. Kurdo që zbres nga Himalaja, dëshiroj dikujt t’i ndihmoj. Ndryshe, çdo dalje nga shtëpia do të ishte humbje kohe”, thotë Ricard. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A