LAJMI I FUNDIT:

A është shkëputur kontrata e Neymar me Al-Hilal? – braziliani nuk figuron askund si lojtar i klubit saudit

A është shkëputur kontrata e Neymar me Al-Hilal? – braziliani nuk figuron askund si lojtar i klubit saudit

Mungesa e Neymarit në listën e lojtarëve të Al-Hilal ka bërë që të ‘shpërthejnë’ raportimet se kontrata e tij me klubin saudit është shkëputur, por tani këto pretendime janë hedhur poshtë.

Këto lajme rreth shkëputjes së kontratës janë hedhur poshtë nga gazetari Saif Al Saif. Ai ka shpjeguar se braziliani nuk është pjesë e listës së lojtarëve tek Al-Hilal për shkak se klubi duhej të krijonte hapësirë për të regjistruar një lojtar të huaj, pasi së fundmi transferuan Renan Lodin nga Marseille.

Liga Saudite momentalisht lejon vetëm tetë lojtar të huaj të regjistrohen për të luajtur, andaj lëndimi i rëndë i Neymarit ka bërë që të hapet një vend për Lodin që të regjistrohet si lojtar i ekipit.


Braziliani nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij në Lindjen e Mesme, që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini, teksa tani po vuan nga një lëndim i rëndë në gju.

Vetëm Chelsea më shumë – Al Hilal ka tronditur tregun e transferimeve, blerje në vlerë 376 milionë euro
Lexo po ashtu Vetëm Chelsea më shumë – Al Hilal ka tronditur tregun e transferimeve, blerje në vlerë 376 milionë euro

Ish-ylli i Barcelonës pësoi një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në gjurin e tij të majtë kur po luante për Brazilin në ndeshjen ndaj Uruguait, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ai nuk ka luajtur që nga 18 tetori, andaj raportimet se kontrata e tij është shkëputur kanë ardhur si shkak i kësaj.

Ani pse nuk është regjistruar nga Al-Hilal këtë dimër, në rast se Neymar rikthehet në kohë në fund të sezonit, ai do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe në çdo kompeticion të huaj.

Sidoqoftë, rregullat e futbollit saudit thonë se ai nuk mund të paraqitet në garat lokale të Arabisë Saudite, duke përfshirë edhe Kupën e Mbretit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori