LAJMI I FUNDIT:

Është provuar shkencërisht: Mos ia shfaqni ndjenjat nëse doni ta bëni për vete

Është provuar shkencërisht: Mos ia shfaqni ndjenjat nëse doni ta bëni për vete

Kjo është arsyeja pse meshkujt bien në dashuri me ty! Të gjithë psherëtin për një femër të këtillë!

Psikologët nga Universiteti Virginia dhe Harvard zhvilluan një studim në të cilin morën pjesë 47 studente, por për të qenë rezultatet më të sakta, ato nuk e dinin qëllimin e saktë të studimit.


Të anketuarave u është thënë se shkencëtarët duan të përcaktojnë nëse Facebook mund të funksionojë si një faqe takimesh në internet, transmeton Telegrafi.

Vajzave u është thënë që në profilet e tyre mund të hynin djem nga fakulteti dhe më pas atyre u janë treguar profilet e katër djemve.

Disa vajzave u është thënë se ata ishin djem të rinj që i pëlqyen shumë ato, një grupi tjetër të anketuarave u është thënë se ishin profile të djemve të rinj që i vlerësonin ato si “mesatare”, ndërsa një grup i tretë i të anketuarave nuk e dinin nëse këta djem ishin të interesuar për to apo jo.

Vajzat atëherë pritej të thoshin nëse i pëlqenin ata djem. Dhe çfarë treguan rezultatet?

Vajzat që besuan se u pëlqyen djemve, profilet e të cilëve u treguan i vlerësuan këta të rinj si tërheqës, në krahasim me vajzat që u thanë se këta djem i vlerësonin at si “mesatare” dhe kjo pritej.

Por vajzat nga grupi i tretë të cilat nuk e dinin nëse simpatia ishte e ndërsjellë, i shënuan ata meshkuj si “shumë tërheqës”.

Sigurisht: mos u ankoni dhe mos i tregoni ndjenja para një partneri të mundshëm para kohe. Kur takoni për herë të parë, duket se ka një efekt më të mirë sesa nëse menjëherë tregoni se ju pëlqen vërtet ai person. /Telegrafi/