LAJMI I FUNDIT:

“Është përgjegjësia ime”, ylli i Barcelonës thotë se ai ishte fajtor për humbjen ndaj Atletico Madridit

“Është përgjegjësia ime”, ylli i Barcelonës thotë se ai ishte fajtor për humbjen ndaj Atletico Madridit

Barcelona mbeti e zhgënjyer mbrëmjen e së dielës pas humbjes së dhimbshme në sekondat e fundit ndaj Atletico Madridit.

Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick ishte më superior karshi kundërshtarëve të tyre për pothuajse pjesën më të madhe të ndeshjes, por një gol nga Alexander Sorloth në minutën e 95-të, bëri që ‘Los Colchoneros’ të marrin pikët e plota.

Barcelona humbi një mori rastesh për të shënuar në këtë ndeshje dhe në fund e paguan një çmim të rëndë për këtë.


Raphinha ishte në mesin e atyre lojtarëve që shpërdoruan raste të mira shënimi dhe braziliani në një prononcim pas ndeshjes, tha se si kapiten e merr përgjegjësinë mbi supe.

Tre gjigantët e Ligës Premier kontaktojnë agjentin e Raphinhas
Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier kontaktojnë agjentin e Raphinhas

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë. Skuadra është sjellur shumë mirë. Unë e kam zakon që të them se nuk e kontrollojmë rezultatin dhe e kontrollojmë atë çfarë ndodhë në fushë”.

“Në veçanti e pranoj këtë humbje. Në fund, unë humba një rast të pastër për të shënuar dhe mendoj se pesë minuta më vonë ata shënuan golin e fitores”.

“Më pas e gabova pasimin që bëri që ata të shënojnë golin e tyre të dytë. Unë e marr në përgjegjësinë time këtë humbje. Jeta është e tillë”, ka thënë Raphinha.

Reprezentuesi brazilian ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar të Barcelonës këtë sezon së bashku me Lamine Yamal dhe Robert Leëandoëski, por kjo humbje la një shije të hidhur për kampin blaugranas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Premier League
Kalo në kategori