Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare bilbili i këngës qytetare shkodrane, Bik Ndoja.
Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur si Bik Ndoja, lindi në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 dhe është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shekullit XX. Bik Ndoja gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër “Jordan Misja”.
Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmë familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.
Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Bik dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogël je”, “Jare të due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit etj.
Në vitin 1969 iu akordua titulli “Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.
Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “Ahengut Shkodran”. Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11-13 ditën e hënë. /bw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Individualizmi ynë i mjerë

KUJDES ME FJALËN

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi