Një moment rrëqethës është filmuar nga kamera, kur një qen nuhatës aktivizon minën kundër këmbësorisë, por që mrekullisht i shpëton shpërthimit.

Në video shfaqet momenti kur qeni i quajtur Alex, ishte duke ecur skajit të rrugës duke nuhatur gjësende të ndryshme kur has në minë në shtetin indian Odisha, transmeton Telegrafi.


Por në momentin që shputa e qenit shkel në minë, ai hidhet në erë nga forca e shpërthimit por që mrekullisht shpëton pa ndonjë lëndim serioz.

Qeni Alex punon me njësinë dominuese të policisë së këtij vendi tash e disa vite, dhe deri më tani ka arritur të zbulojë qindra mina pa shkaktuar shpërthime. /Telegrafi/