LAJMI I FUNDIT:

A është ky kryebashkiaku më i pasur në botë? Po i bastisnin shtëpinë, policia gjeti 13,5 ton ar dhe 37 miliardë dollarë para të gatshme

A është ky kryebashkiaku më i pasur në botë? Po i bastisnin shtëpinë, policia gjeti 13,5 ton ar dhe 37 miliardë dollarë para të gatshme

Policia ka gjetur një sasi prej 13,5 ton ar dhe një shumë prej 37 miliardë dollarësh para, në një bastisje në shtëpinë e një ish-kryetari të dyshuar të korruptuar në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kinezë hasën në grumbullin e pabesueshme të shufrave të arit ndërsa bastisën shtëpinë e tij në qytetin Haikou.


Zhang Qi, një ish kryetar i Komunës dhe anëtar i Partisë Komunitare, po kalonte një rishikim nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Ai tani do të ketë edhe më shumë shpjegime për të bërë pasi policia zbuloi një shumë disa miliardë dollarë në bodrumin e tij.

Dëshmia zbuloi gjithashtu se ai zotëronte një portofol të gjerë të pronave luksoze.

Zhang Qi ka disa shpjegime për të bërë

Ndryshe, zyrtarët e dënuar për “krime ekonomike” përballen me dënimin me vdekje në Kinë.

Vlera e përafërt e një ton ari të pastër është rreth 37,000,000 dollarë. Kjo do të thotë se sasia e arit kishte një vlerë prej afro 500 milionë dollarë.

Paratë e gjetura në pronë ishin në monedha të ndryshme si dollarë, juanë kinezë dhe euro.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë luftën e tij kundër korrupsionit një politikë të madhe për Partinë Komuniste. Më shumë se 10,000 njerëz janë paditur për korrupsion që kur ai mori detyrën në 2012.

Dhe raportohet se të paktën 120 zyrtarë të lartë të korruptuar, përfshirë oficerë ushtarakë dhe drejtues të lartë, gjithashtu janë zbuluar.

Është spekuluar nga disa se fushata është në të vërtetë një front i një spastrimi politik të përhapur nga Xi.

Ndërkohë, Kina zhvilloi një paradë masive ushtarake ndërsa festuan 70 vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori