LAJMI I FUNDIT:

A është ky automjeti më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë?

A është ky automjeti më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë?

Herë pas herë, një makinë që ka një pamje të çuditshme do të tërheqë vëmendjen tonë, dhe do të na bëjnë t’ia ngulitim sytë.

Zeal Motor Fat Truck 2.8 C është një nga ato automjete dhe një model i saj do të dalë në ankand, transmeton Telegrafi.


Fat Truck është krijuar nga një prodhues i vogël kanadez i quajtur “Zeal Motor” dhe ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me automjetin Sherpa nga Rusia.

Ky automjet përshkruhet si një mjet amfib për të gjitha terrenet, i cili është po aq i aftë sa përdoret për të hyrë në vendet e largëta të punës dhe përdoret gjithashtu nga operacionet e shpëtimit ose thjesht si një mjet rekreativ.

Ashtu si të gjitha modelet e tjera të “Fat Truck” nga Zeal, ky është i veshur me panele trupi alumini dhe shasia e tij është e vendosur mbi goma masive që jo vetëm e ndihmojnë të hyjë në terrene me baltë e shkëmbinj, por gjithashtu ndihmojnë që automjeti të lëviz përpara kur është rruga me ujë. /Telegrafi/