LAJMI I FUNDIT:

Ngjiten në lartësi të madhe me vinç, për t’u martuar (Video)

Ngjiten në lartësi të madhe me vinç, për t’u martuar (Video)

Edhe përkundër faktit që ka fobi nga lartësia, Leanne është dashur të ballafaqohet me këtë sfidë dhe të ngjitet në një lartësi të madhe që të martohet me njeriun e ëndrrave të saj.

Por, shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon, e kanë kritikuar dhëndrin që kishte zgjedhur një mënyrë të pazakontë që të martohet me të fejuarën e cila ka frikë nga lartësia, transmeton Telegrafi.


Shumë femra kanë shkruar përbri videos së postuar në internet duke thënë se kurrë nuk do të martoheshin në atë lartësi, derisa disa tjerë mendojnë se me këtë veprim të dhëndrit “romanca ka vdekur”.

Dhëndri kishte ftuar dasmorët që ta presin dyshen në një copëz të metaltë mbi të cilën ishin vendosur karriget dhe tavolinat, dhe që ngritët në ajër me ndihmën e një vinçi gjigant. /Telegrafi/