LAJMI I FUNDIT:

A është e sigurt hapja e zarfeve dhe paketave postare gjatë pandemisë së coronavirusit?

A është e sigurt hapja e zarfeve dhe paketave postare gjatë pandemisë së coronavirusit?

Derisa njerëzit në gjithë botën tanimë janë mbyllur në shtëpitë e tyre, ata shtrojnë pyetje të shumta se në cilat raste mund të jemi të rrezikuar nga COVID-19.

Dhe në këtë drejtim, siç shkruan Associated Press, përcjell Telegrafi, ata shtrojnë edhe pyetjen nëse është e sigurt hapja e zarfeve dhe hpaketave postare.


Sipas një shkrimi të AP, nuk ka prova që COVID-19 po përhapet përmes postës ose paketave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pjesa më e madhe e saj përhapet nga pikat e prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit, të cilat “thithen” nga njerëzit aty pranë.

Gjithashtu, shkruan AP, ekspertët e shëndetit thonë se rreziqet janë shumë të ulëta që COVID-19 të mbetet në zarfe ose pako dhe të infektojë këdo që i trajton ato.

Gjithsesi, ende mbetet një mënyrë e mirë për të larë duart tërësisht dhe rregullisht – dhe për të shmangur prekjen e fytyrës tuaj – pas trajtimit të dërgesave.

Në këtë drejtim, si shumë biznese, Shërbimi Postar i SHBA-së ka kufizuar vizitorët në objektet e tij dhe kërkon që kushdo që vjen në zyrën e postës të qëndrojë të paktën 2 metra larg nga një person tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori