Aktorja shqiptare, Adea Shabani, të hënën është varrosur sipas ritualeve fetare në varrezat e Butelit, të Shkupit. Për ta shoqëruar në stacionin e fundit kishin ardhur familjarë dhe miq të shumtë nga shtete të ndryshme. Kjo tregon se aktorja 25-vjeçare, ka qenë miqësore dhe e dashur. Këtë e pohuan edhe shoqet e saja që e morën fjalën në mbledhjen komemorative.
“Në disa nga bisedat tona në Skype, ajo ka qenë e shoqëruar me lodra nga Disney dhe me një buzëqeshje të pafajshme, nuk pranonte kritika që tani është e rritur. Me të njëjtën buzëqeshje që mbante kur hante ushqimin e saj te preferuar, këtë buzëqeshje kishte edhe për përcjelljen e ëndrrave të saj dhe kur shihte se si po realizohen ëndrrat e te tjerëve”, ka thënë Zoja Suroi, citon TV Koha.
Shoqja tjetër e cila vinte nga Shtetet e Bashkuara, Elizabeth kujtoi momentet gazmore me Adean.
“Sa të qeshura ishim dhe sa të lumtura. Gjitha ato kohëra perfekte me ty. Faleminderit për këto kujtime e dashura ime. Faleminderit që më deshe pa kushte. Në të mirë, në të keq, në varfëri dhe në pasuri. Në momente qesharake dhe të hidhura. Faleminderit që më deshe pa paragjykime . besoj që din që edhe unë të dua ty”, është shprehur Elizabeth Che.
Ngushëllime shprehën edhe miqtë e tjerë, të cilët nga pamundësia për të ardhur në mbledhje përkujtimore, kishin përgatitur një video-material.
“Më shumë nga gjithçka më mungon momenti kur lëviznim me makinë dhe dëgjonim muzikë. Tërë kohës luanim dhe xhironim. Pas kësaj shkonim të hanim diçka, ndonjë fast-food ose të pinim kafe. Kjo më mungon te ti. Ta dish se askush s’mund ta ndryshojë këtë dhe askush s’mund të të zëvendësojë, Adea”.
Adea për herë të fundit, është parë e gjallë më 23 shkurt të këtij viti, në afërsi të shtëpisë së saj, në Hollywood. Pas zhdukjes së saj, prindërit angazhuan detektiv privat për kërkimin e të bijës. Ata ofruan 25 mijë dollarë edhe për informacionin më të vogël që kishte të bëjë me të ndjerën, mirëpo kjo rezultoi pa sukses.
Nga ajo që thuhet deri tani nëpër mediat amerikane, vdekja e 25-vjeçares lidhet me emrin e të dashurit të saj 33 vjeçar, Christopher Spotz. Ky person për të mos i rënë në dorë policisë, kreu vetëvrasje.
Adea do të kujtohet si një vajzë e zgjuar dhe ambicioze, e dashuruar pas gjërave të bukura në jetë. Ajo nuk arriti të realizojë deri në fund ëndrrën e saj madhore, që një ditë të rreshtohet pranë ikonave të mëdha të skenës së Hollywood, ku dhe kaloi pjesën e fundit të jetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rozzja-380x233.jpg)
Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në Big Brother VIP Albania
![Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa duket si një zonjë e vërtetë në edicionin amerikan të “The Masked Singer”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ir9-380x233.jpg)
Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa duket si një zonjë e vërtetë në edicionin amerikan të “The Masked Singer”
![Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t’i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s’të flas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egliiiii-380x233.jpg)
Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t’i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s’të flas
![Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egliiiii.jpg)
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjijo.jpg)
"Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër", rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Gjestit para disa vitesh
![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-83-780x439.jpg)
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim