ESHS: Në muajin nëntor paga mesatare neto arriti në 45.961 denarë

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se trendi i rritjes së pagave në Maqedoni vazhdoi edhe në muajin nëntor të 2025-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ESHS-së, paga mesatare neto arriti në 45.961 denarë, që përfaqëson një rritje vjetore prej 9.4%.
Në nëntor 2025, krahasuar me nëntorin 2024, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës ishte më e lartë për 9.4%.
Siç njoftojnë nga ESH, kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 16.5%, Aktivitete shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale me 11.1% dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 10.9%./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































