LAJMI I FUNDIT:

Escobar përshëndet arritjen e marrëveshjes në Ohër: Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet

Escobar përshëndet arritjen e marrëveshjes në Ohër: Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar - Ohër 18 mars 2023

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të Planit evropian.

Escobar e ka cilësuar “të vështirë, por të nevojshme” marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën të shtunën në Ohër në rrugën drejt normalizimit të raporteve.


“Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para gazetarëve në Ohër.

Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes
Lexo po ashtu Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes

“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”.

Vuçiq: Nuk nënshkruam asgjë, por njëfarë marrëveshje kemi arritur
Lexo po ashtu Vuçiq: Nuk nënshkruam asgjë, por njëfarë marrëveshje kemi arritur

Escobar ka përgëzuar palët, ndërsa ka shtuar se “SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet që ta mbështesë politikisht e ekonomikisht që të arrihet paqja në rajon”.

Sipas tij, marrëveshja i hap rrugë integrimit euroatlantik për të dyja shtetet dhe rajonit epokë të re paqeje. /Telegrafi/