Xhudistja Erza Muminoviq dhe gjimnastja Sara Pllana janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave olimpike në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028 (LA28).

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, theksoi se nënshkrimi i bursave përbën një motiv shtesë për sportistet në rrugëtimin drejt sukseseve të reja dhe rrit përkushtimin në procesin e përgatitjeve.


Edhe Muminoviq dhe Pllana u shprehën mirënjohëse për mbështetjen e KOK-ut, duke theksuar se do të vazhdojnë me punë dhe angazhim për të arritur objektivin kryesor, fitimin e normës olimpike.

Me përfshirjen e dy sportisteve, numri i përgjithshëm i bursave olimpike të KOK-ut ka arritur në 34, duke shënuar rekord të mbështetjes për sportistët elitarë të Kosovës.

Sipas KOK-ut, përveç të hyrave të veta, një pjesë e këtyre bursave financohen edhe përmes Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). /Telegrafi/

telegrafi sport app