LAJMI I FUNDIT:

ERRE: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë

ERRE: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë. Ato do të vijojnë të paguajnë 7.6 lekë për kWh.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë të Shqipërisë (ERE) i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit. FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7.6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura.


“Në përfundim të afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas ERRE-s, kërkesa për rishikimin e çmimit për kategorinë furra buke ose prodhim mielli do të çonte në rishikimin e çmimit për të gjithë kategoritë e konsumatorëve.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të paraqesë informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori klientësh, në mënyrë që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe i mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale”, thekson ERE.

Aktualisht në vend numërohen rreth 4 mijë furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar prej 7.6 lekësh për kWh. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori