LAJMI I FUNDIT:

Ernest Zymberi: Si arrita në “O Sa Mirë” për tu bërë një personazh i dashur për shikuesit

Ernest Zymberi: Si arrita në “O Sa Mirë” për tu bërë një personazh i dashur për shikuesit

Ernest Zymberin është një prej aktorëve që ka bërë për vete shumë fansa anembanë trojeve shqiptare.

Aktori u bë i njohur me rolin e Llukman Abdylit në serialin, “O Sa Mirë”, por përtej kësaj kemi pasur kënaqësinë ta shohim edhe në teatër. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në aspektin privat, ku ka përjetuar për herë të parë ndjesinë e të qenit prindër i një fëmije pas martesës me Lenën.


Ai në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin tregon shumë të pathëna që nuk i kemi ditur deri më tani rreth tij.

Ernest, së fundi jeni bërë prindër i një fëmije. Na përshkruani këtë ndjenë?

Mendoj që nuk ka shkronjë, fjalë apo definicion se si ta përshkruajmë këtë ndjenje. E kisha dëgjuar se është diçka e papërshkrueshme, se kisha menduar asnjëherë si mund të jetë, sot s’di ta shpjegoj. Dashuri, motiv për jetë, energji me u përballë me gjithçka, vullnet…frymëmarrje!

Kush vendosi ta pagëzojë vogëlushen me emrin Mara dhe a mund të na thoni kuptimin e emrit të saj?

Gjatë kohës sa unë dhe Lena po prisnim lindjen e Marës, ende pa e ditur gjininë kishim krijuar një listë të emrave për djem dhe për vajza, me shumë propozime prej familjes dhe shoqërisë. Në atë kohë unë punoja në teatër dhe për koincidence emri që po i pëlqente Lenës ishte emri Marë, i cili gjithashtu ishte personazh në dy shfaqjet që luaja unë. Natyrisht më ka pëlqyer dhe e vendosëm këtë emër. Dmth me propozim të Lenës edhe me pëlqim timin u vendos lehtë. Filluam ta ndjenim se është emër për të. Për ndryshe është emër i vjetër shqip. Motra e heroit tonë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu quhej Mara. Në gjuhen shqipe Mara dmth – e mara, mbarësi etj.

Aktori me bashkëshorten dhe të bijën

Më i vështirë roli i një prindi, apo i një aktori që duhet t’i bëj të qesh publikun?

Falë Zotit deri sot nuk është se kam pasur vështirësi si prind. ( Lena e ka më të vështire po besoj hahaha) Puna e aktrimit është shkollë, është parapërgatitje, përderisa të jesh prind, sidomos për herën e parë, është diçka që e mëson pastaj. Të dyja këto janë kënaqësi dhe privilegj.

T’i kthehemi profesionit tuaj. Na tregoni ditët e para si aktor i serialit, “O Sa Mirë”?

Hmm…kish me qenë gjatë ta përshkruaj gjithë historinë. E ruaj si një prej ditëve më të mira që kam pasur. Fillimisht me fat që u gjenda aty, falë Ardit dhe Fisit, e pastaj me shumë punë, bashkë edhe me ndihmën e kolegëve arrita të jem i dashur për shikuesit.

Sa jeni të kënaqur me rolin në këtë serial dhe a do të ketë risi gjatë sezonit në vijim?

Nuk është përgjigje që më takon ta vlerësoj veten. Unë ne çdo projekt e jap më të mirën që mundem. Besoj që nuk ka vlerësim më të sinqerte se shikuesit, kështu që pa përkrahjen e tyre unë nuk do të isha ku jam sot.

Alban Rexhaj (Profa), Ernest Zymberi (Llukmani), Jeton Zogiani (Hakia), Edi Kastrati (Arbnori) dhe Kushtrim Qerimi (Rrahmoni)

Me cilin prej aktorëve e kaloni kohën më së shumti edhe jashtë xhirimeve të episodeve?

Është kohë e gjatë që jemi bashkë, seriali ka vite që na mban së bashku dhe nuk është se jemi vetëm shok, jemi bërë si familje. Unë rri me të gjithë, si në serial ashtu edhe në jetën private, i kam për zemër të gjithë. Do t’ju hyja në hak nëse do t’i ndaja.

Ju kemi parë me role humoristike, por jeni paraqitur edhe në skenat e teatrit. Ku e gjeni veten më mirë?

Është pyetje që është e varur prej eksperiencës, pra kërkon një moshë të mirë dhe të pasur artistikisht me shume role në film dhe teatër. Por, derisa shkollohemi për të luajtur si në teatër ashtu edhe në film, uroj që të kemi mundësinë edhe fatin ta shprehim talentin edhe punën tonë gjithandej. Fatkeqësisht sot teatri është shndërruar në një institucion për lëmoshë. Gjendja e teatrove nëpër qytete është e mjerueshme, kjo të bën të kesh frikë nga teatri.

Çfarë mendoni për kinematografinë e Kosovës – jemi në rrugën e duhur apo kemi ngecje?

Unë shoh arritje shumë të madhe drejt kinematografisë botërore. Qendra kinematografike ka bërë punë të shkëlqyer. Kemi qenë të nominiar për Oscar, kemi fituar çmime në festivale prestigjioze, kemi krijuar një “emer” i cili me nuk është i huaj për botën. Kemi shume regjisor, aktor dhe tash së fundi edhe producent të cilët shumë shpejtë do ta kenë momentin e vet.

Çka llogaritni suksesin tuaj më të madh në karrierë?

Mbijetesën nga ky profesion. Fakti që unë jetoj nga ky profesion më bënë tepër të lumtur. Nuk e kemi këtë fat apo mundësi të gjithë. Kosova ka shume artiste ( aktor, regjisor, dramaturg, skenograf, kostumografe…etj), të cilët nuk mund të jetojnë nga ky profesion!

Ernest Zymberi si aktor i teatrit

Na tregoni se si është një ditë e zakonshme e juaj?

Pa alarm, me Marën dhe Lenën nis mëngjesi i çdo dite. Me prova çdo ditë, me xhirime në vikend, me një kafe me shokë, me një dreke me prindërit e familjen dhe me laptop në duar duke shkruar episodet e serialit për fëmijë “ O sa kids”… me pak fat, ndonjë film ose episod të serialeve botërore për fund.

Çka do të presim këtë vit nga ju?

Viti tjetër nis me një premiere në janar. Është shfaqja “Kërkuesit” me regji te Blerta Rrustemi-Nezirajt, një tekst arbresh në teatrin e qytetit të Gjilanit.

Ernest, shumë faleminderit. Mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit Telegrafit për intervistën, për kohen dhe hapësirën që i kushtoni artit. Urime festat e fundvitit të gjithë lexuesve tuaj. Uroj që të keni shëndet dhe suksese gjithmonë.

Në trend

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori