Aktori dhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, vazhdon ta kujtojë mikun e tij të ndjerë, Floran Kondi.

Po të ishte gjallë, sot me 28 shkurt, Dr. Flori do të festonte ditëlindjen e tij të 36-të.


“Sot ditëlindja e Florit. I paharrueshëm…”, ka shkruar Ermali në rrjetet sociale.

Postimit të tij, ai ia ka bashkëngjitur një fotografi të përbashkët me këngëtarin e ndjerë.

Kujtojmë që Dr.Flori ndërroi jetë më 17 nëntor 2014 si pasojë e mbidozës me lëndë narkotike. /Telegrafi/