Gjatë ditës së sotme (e premte) ka qenë njëri ndër trajnerët në "Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut".

Kjo është mundësuar nga Denis Gafuri, nën moton e konventës “Suksesi është qëllimi yt”.


Mamaqi përpos që ndau eksperiencat e tij në suksesin e bizneseve që drejton, pati rastin të flas edhe për Paketën që mëson se si të jetoni, vlera e së cilës arrin 24 mijë euro.

aef

Përpos kritikave që pati për çmimin, Emali e cilësoi si një mundësi të mirë që të mësohemi si të arrijmë të planifikojmë të ardhmen.

“Unë nuk shes veten, unë shes mend”, u shpreh aktori i njohur.

129228832 10157582540886479 3598044159271128649 o

Ai përndryshe inkurajoi që njerëzit të besojnë në perspektivat e tyre, që të kenë një të ardhme më të ndritshme. /Telegrafi/