LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i ëndrrave i Ermal Krasniqit në Superligën rumune, gol dhe asistim në derbi

Debutimi i ëndrrave i Ermal Krasniqit në Superligën rumune, gol dhe asistim në derbi
(Foto: Screenshot/Twitter)

Anësori nga Kosova, Ermal Krasniqi, e ka gjetur golin që në ndeshjen e tij të parë me skuadrën rumune, CFR Cluj.

24-vjeçari u transferua javë më parë te klubi i tij i ri nga Ballkani i Suharekës dhe tashmë ka lënë gjurmë që në sfidën e tij të parë.


Në ndeshjen ndaj Farul Constanta, gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, futbollisti nga Malisheva e tundi rrjetën.

Në minutën e 49-të, Krasniqi kombinoi me Emmanuel Yeboah, i cili ia ktheu topin dhe ‘numri 7’ hyri në zonë për të shënuar gol të bukur.

Ermal Krasniqi: Ballkani do të ketë një vend special në zemrën time
Lexo po ashtu Ermal Krasniqi: Ballkani do të ketë një vend special në zemrën time

Ai nuk u ndal me kaq. Pas golit të dytë të Cristian Manea të shënuar nga penalltia (59’), Claudiu Petrila e realizoi golin e tretë (77’), në të cilin anësori shqiptar ishte asistues.

Arkitekti i  këtij goli, Krasniqi, i kaloi për mrekulli dy lojtarë kundërshtarë dhe pastaj e gjeti në qendër bashkëlojtarin e tij, i cili realizoi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori