Ka rezultuar më tepër se i suksesshëm për peshëngritësit shqiptarë, Kampionati Evropian që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit, madje duke tejkaluar edhe pritshmëritë e tyre dhe të trajnerit Kovaçi.
Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion Evrope në dygarësh, për peshat 77 kg, duke ngritur në total 349 kg, ndërsa me të njëjtën peshë të ngritur Daniel Godelli ka zënë vendin e dytë, duke u shpallur nënkampion Evrope, raporton TCH.
Qerimaj ka ngritur në shkëputje 155 kg, 2 më pak se sa shqiptari tjetër Godelli, me 157 kg, duke marrë medaljen e bronztë në këtë stil, ndërsa Godelli rrëmbeu medaljen e argjendtë, vetëm për shkak të peshës trupore më të madhe se sa peshëngritësi armen, Martirosyan.
Në shtytje, Qerimaj ka ngritur më shumë se gjithë konkurrentët e tjerë, 194 kg, duke marrë medalje të artë në këtë stil, e duke ia lënë vendin Godellit për medaljen e argjendtë, me 2 kg më pak, pavarësisht se 192 kg ngriti edhe peshëngritësi rus Unanian.
Sa i përket garës së femrave, Romela Begaj u skualifikua për shkak dëmtimi gjatë garimit, ndërsa Evropiani izraelit i Peshëngritjes do të mbyllet për shqiptarët më 11 Prill, ora 19:30, me garimin e peshëngritësit Ervis Tabaku. /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lautaro thotë se e ndjen vetën në të njëjtin nivel me Mbappen e Haalandin
Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij
PSG do të jetë më i fortë pa Mbappen: Katër emra të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251