LAJMI I FUNDIT:

Erjona Sulejmani e ndoqi nga tribunat derbin e Italisë

Erjona Sulejmani e ndoqi nga tribunat derbin e Italisë
Erjona Sulejmani (Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Pos që ishte gruaja e një futbollisti, Erjona Sulejmani u bë e popullarizuar me prezencën e saj në tribunat e stadiumeve, ku mori vëmendje me dukjen e saj.

Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit (me të cilin u ndanë në vitin 2017) ishte ndër femrat që mori vëmendjen gjatë Kampionatit Evropian, ‘Euro 2016’, sidomos në ndeshjet kur luante Zvicra, skuadër të cilën e përfaqësonte ish-burri i saj.

Të gjitha lajmet nga Erjona Sulejmani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Erjona Sulejmani

Asokohe, versioni italian i revistës GQ e shpalli si tifozen më atraktive dhe bëri një fotosesion të veçantë me të. Ajo, po ashtu, mori edhe epitetin ‘nëna më tërheqëse’ e Botërorit të fundit.


https://www.instagram.com/p/BwxWw43ALxi/

Në ndërkohë, prania e saj në stadiume nuk kalon pa u vërejtur nga fotografët, të cilët kujdesen që imazhet e saj të arrijnë në faqet rozë.

Kësaj radhe, Erjona ishte e pranishme në stadiumin e Milanos, ku e ndoqi derbin ndërmjet Interit dhe Juventusit që përfundoi me rezultat të barabartë. /Telegrafi/