LAJMI I FUNDIT:
Fun

Eriona Sejdiu, maturantja tërheqëse nga Prishtina

Eriona Sejdiu, maturantja tërheqëse nga Prishtina

Muaji maj në Kosovë shënohet edhe si “muaji i maturantëve”, kjo pasi të gjithë ata që kryejnë me sukses shkollën e mesme festojnë në fund të vitit natën e mbrëmjes së maturës.

Maturantët kosovarë jo pak herë bëhen temë e mediave, kjo pasi kujdesi dhe idetë kreative rrëmbejnë gjithnjë vëmendje.


E tillë ka qenë paraqitja e maturantes Eriona Sejdiu nga Prishtina, e cila mori vëmendjen me bukurinë e saj.

Në një prononcim për Telegrafin, Eriona e cila është blogere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka thënë se mbrëmja e maturës ishte mjaft e veçantë.

Tutje, Sejdiu tregoi se dukjen e saj ia besoi stilistëve dhe parukierëve më të mirë në vend.

“Për dukjen time janë kujdesur parukieri Kaci, grimerja Sellma dhe stilisti Valdrin Sahiti. Për modelin e fustanit jam frymëzuar rastësisht në një fotografi në Instagram”, tregon Eriona.

18-vjeçarja e cila sapo ka përfunduar gjimnazin “Sami Frashëri”, tregoi se është e gatshme për studime.

“Për studime ende nuk e kam vendosur konkretisht, por ndoshta do të vazhdoj për biznes”, ka përfunduar Eriona Sejsiu për Telegrafin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografitë nga matura, të cilat janë realizuar nga fotografi Norik Uka. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori