Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV/OEGJK) ka zgjedhur bordin dhe kryetaren e re në Kuvendin e 12-të të anëtarëve, ku morën pjesë afro 100 delegatë.
Në njoftimin për media thuhet zgjedhjet shënojnë një epokë të re për odën, e cila ka qenë e rëndësishme në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Bordi i OEGJK-së me përbërje të re është: Eriola Bibolli (Kryetare), Moritz Reme (Zëvendëskryetar), Yll Dushi (Përgjegjës Thesari), Pranvera Ejupi (anëtare), Bedri Xhafa (anëtar), Hana Qerimi (anëtare) dhe Drinor Selmanaj (anëtar).
Kryetarja e Bordit të ri, Eriola Bibolli, anëtare e Bordit Menaxhues në ProCredit General Partner AG vjen me një përvojë të gjatë pune në fushën e bankave dhe financave, thuhet në njoftim.
“Jam e nderuar që zgjidhem si kryetare e Bordit dhe mezi pres të punoj me OEGJK-në për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta”, tha Biboli.
Teksa kryetari i deritanishëm Besnik Beqiri uroi bordin e ri në udhëheqjen e mëtejme, duke potencuar edhe të arriturat e odës.
“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ndër vite është bërë një nga shoqatat më të fuqishme në Kosovë dhe ne jemi krenarë për të arriturat që kemi bërë”, tha Beqiri.
Zëvendës-ambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Conrad si anëtar nderi i Bordit të OEGJK-së tha se roli pozitiv i odës është lehtë i vrejtshëm për shkak të punës që është bërë.
“OEGJK është më mirë se kurrë më parë dhe ka shumë më shumë anëtarë, por edhe ka më shumë cilësi se kurrë më parë. Ky është sukses shumë i madh, teksa për OEGJK-në flitet mirë në Prishtinë dhe në Berlin”, tha zëvendësambasadori Conrad.
Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive, gjatë shpalosjes së raportit të punës për këto vite, shtoi se “Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka qenë kyçe në krijimin e mundësive të reja për bizneset si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë, duke luajtur rol kyç në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve”.
Anëtarët e deritashëm të bordit u nderuan edhe me mirënjohje për punën e tyre dy-vjeçare. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV/OEGJK) ka rreth 200 anëtarë dhe është një organizatë që promovon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën