LAJMI I FUNDIT:

Eric Robers luan në filmin e Blerim Gjocit

Eric Robers luan në filmin e Blerim Gjocit

Në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur xhirimet e filmit ”The Fusion”,me regji dhe skenar të kosovarit Blerim Gjoci ku luan aktori me famë botërore, Eric Roberts, që është edhe vëllai i aktores, Julia Roberts.

”Filmi është fantastiko-shkencor dhe ka të bëjë me sekretin gjenetik që heroi ynë – Eric Roberts – e zbërthen për të kontrolluar hapësirën, kohën dhe përjetësinë. Ne fakt, mesazhi i filmit është se ndihma nuk vjen nga jashtë, por se shpëtimin e kemi përbrenda”, thotë Gjoci.


“The Fusion” është shkruar në verën që e lëmë pas në Kosovë, ndërsa xhirimet janë duke u bërë në Los Angeles. Rolet kryesore i kanë: Eric Roberts, Brian McGovern, Charlotte Beckett dhe Lexa Gluck.

”Gjatë leximit të parë, Lexa Gluck tregon se ka prejardhje shqiptare, pa e ditur se unë jam shqiptar. Madje edhe rolit të saj i kisha lënë emrin Zana. Kjo mu duk rastësi e bukur”, thotë Gjoci.

Pjesë e filmit është edhe Furtuna Aliu me një rol dytësor, ndërsa prapa kamerës është Jack Dusi dhe Rialda Agolli. Producente filmit është modelja e njohur shqiptare Angela Martini.

Gjoci ka treguar se nga ku buron ideja për filmin.

”Ideja i ka rrënjët në shumë burime. Një nga to është kur unë si fëmijë mundohesha t’ia heq nënës sime rrudhat në ballë, nga frika se mund të vdiste dhe të më linte vetëm”, thotë ai. /Klan Kosova/