LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme luhatën platformën që ndodhej në lartësi, pastruesi i xhamave shpëtoi fal rripave mbrojtës

Erërat e fuqishme luhatën platformën që ndodhej në lartësi, pastruesi i xhamave shpëtoi fal rripave mbrojtës

Derisa po pastronte xhamat e një ndërtese në Alberta të Kanadasë, platforma ku qëndronte pastruesi është luhatur nga erërat e fuqishme.

Meqenëse më nuk mund të mbahej, ai ka rënë nga rrethojat, por fal rripave mbrojtës, shpëtoi pa rënë nga lartësia, transmeton Telegrafi.


Për disa moment, ai qëndroi përjashta platformës, teksa në rrugë qarkullonin veturat, derisa atë e zbritën zjarrfikësit.

Në pamjet e shpërndara, shihet momenti dramatik kur ai bi, ndërsa në sfond dëgjohen disa njerëz që psherëtijnë të frikësuar për fatin e tij. /Telegrafi/