LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta në Pejë, vetëm në pronat publike shkaktuan mbi 500 mijë euro dëme

Erërat e forta në Pejë, vetëm në pronat publike shkaktuan mbi 500 mijë euro dëme

Mbrëmjen e 4 shkurtit Komuna e Pejës me rrethinë u godit nga erëra të forta të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dëme të konsiderueshme pati edhe në rrjetin e elektrik, por edhe në furnizimin me ujë të pijshëm.

Afërsisht dëmet në komunën e Pejës me rrethinë nëpër objektet e pronat publike të komunës janë vlerësuar se kapin shifrën e mbi 500 mijë euro.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, i cili njoftoi se Komuna ka krijuar shtabin emergjent që të merret me problemet që janë shkaktuar nga erërat e forta që e goditen Pejën në dy netët 04 dhe 05 Shkurt 2020.

“Shtabi i ka ndarë detyrat për secilin drejtori dhe ata tani janë duke u marrë me identifikimin e dëmeve të shkaktuara në objektet dhe pronat publike. Sipas informacioneve të para janë konstatuar dëme shumë të mëdha në 9 shkolla të komunës së Pejës, në objekte sportive dhe në projekte bujqësore. Ende nuk kemi kalkulime përfundimtare në aspektin financiar por sipas të gjitha gjasave dëmet në objektet dhe pronat publike (të komunës) e kapin shumën mbi 500.000 euro”, tha Zefaj për Telegrafin.

Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë
Lexo po ashtu Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë

Por, kjo shifër është nxjerrë vetëm për dëmet e shkaktuara në objektet publike, ndërsa për ato private ende nuk dihen shifrat e sakta, pasi që në Komunë ende janë duke u lajmëruar qytetar të cilët po raportojnë dëmet e shkaktuara nga erërat.

“Drejtoria e emergjencës është duke mbledh informata për dëmet e shkaktuara në sektorin privat dhe biznesor. Ka me qindra lëndë që deri tani kanë mbërri nga ana e qytetarëve dhe bizneseve të cilët raportojnë për dëme të konsiderueshme. Kryesisht dëmet e mëdha janë në çati e shtëpive, stallave, fabrikave dhe punëtorive të ndryshme. Po ashtu ka lëndë të cilat raportojnë dëme në pasuri private si automjete dhe rrethoja”, tha Zefaj.

Madje, sipas tij ka shumë familje të cilat janë të shqetësuara pasi kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

“Shumë familje janë të shqetësuara se jetesa e tyre është e vështirësuar sepse kanë mbet pa kulm mbi kokë dhe kanë frikë se mos po fillojnë të reshurat dhe e vështirësojnë edhe më shumë jetesën e tyre”, u shpreh Zefaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori