LAJMI I FUNDIT:

Erëra në Podujevë, lëndohen dy fëmijë 

Erëra në Podujevë, lëndohen dy fëmijë 
Foto: Arkiv

E plotësuar: Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas lëndimit të dy fëmijëve në Podujevë si pasojë e erërave të forta.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merret stacioni i Podujevës”, ka njoftuar policia.


—-

Kryetari i Komunës së Podujevë, Shpejtim Bulliqi bëri të ditur se pas erërave të forta në sheshin “Katër dëshmorët” është̈ rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”, ku si pasojë janë lënduar dy fëmijë.

Bulliqi bëri të ditur se fëmijëve u është menjëherë ndihma mjekësore nga ekipi i QKMF-së.

“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”.

Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët menjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.

Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjekësore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.

Fëmijëve të lënduar iu uroj shërim të shpejtë!”, shkruan Bulliqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori