Bota e vjetër e shekullit të XX-të ka marrë fund pa kthim. Frank-Walter Steinmeier, ende ministër i Jashtëm dhe së shpejti kreu i shtetit gjerman, nuk është një nga ata që i shpëton kësaj. Megjithatë, ai i përmblodhi kështu zhvillimet aktuale. Marine Le Pen, kryetarja e Front National i jep atij të drejtë. “Po përjetojmë aktualisht fundin e një bote dhe lindjen e një të reje”, tha ajo të shtunën, në Koblencin gjerman, ku u mblodhën 800 të ftuar, populistë të djathtë nga e gjithë Evropa. Mund të qahesh për këtë, po nuk ia vlen. Brexit-i është realitet. Trump po ashtu. Në Evropën perëndimore po ndodh një metamorfozë politike. Populizmi është në modë. Asgjë (ende) nuk duket se do të jetë si më parë. Së shpejti votohet në vende të tjera të rëndësishme: Franca, Spanja, Gjermania.
Ndërkohë, SHBA-të po i thonë përfundimisht lamtumirë epokës si fuqi e rendit botëror. Në Siri ato i kanë hapur vend Putinit. Aq më shumë do të përqendrohen ato tani në Izrael. Premtimi i fushatës për zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem nuk është thjesht një vendim organizativ – është një deklaratë politike. Një deklaratë e fortë madje. Një zhvendosje e tillë mund gati të barazohet me njohjen faktike të Jerusalemit si kryeqytet i vetëm i Izraelit. Më pak i rrezikshëm do të ishte një flakadan nëpër një pikë karburanti.
E, për Evropën nuk ka pse ta vrasë mendjen presidenti i ri, për këtë ai ka Petryt, Le Penët, dhe Wildersit – të afërmit e tij në qëndrime në format perëndimor. Qëllimi i të djathtëve evropianë është kthimi tek shtetet egoiste, të përqendruara në madhështinë e vet, pasqyrim i qëndrimeve të Trumpit “America first”. Nuk të çudit fakti që Theresa May është kryeministrja e parë nga kontinenti i vjetër që takohet me Trumpin. Lamtumira e britanikëve nga BE është për Trumpin dhe populistët evropianë një ushqim i gatshëm për të shprehur hapur përçmimin ndaj aleancave ndërnacionale.
Duket sikur zotëron tallja me çdo gjë që mësoi bota perëndimore pas Luftës së II Botërore. Politika e aleancave, parimi i solidaritetit, ndihma ekonomike. Sigurisht vota e Brexit-it ishte fitore e ngushtë, më shumë të mobilizuar ishin kundërshtarët e Brexit-it, të tjerët qëndruan në shtëpi duke menduar se do të mjaftojë edhe pa mua, ndoshta është menduar. Edhe Trumpi përfitoi nga sistemi amerikan i votimit, ndërkohë që në bazë të numrit absolut të votave ai përfaqëson më pak se gjysmën e amerikanëve. AfD në Gjermani dhe Fronti Nacional janë ende në opozitë. Por, ajo që e bën mjaft të rrezikshme zhvendosjen në skaj djathtas të politikës, ndryshimin e normave dhe atmosferën shoqërore në SHBA dhe Evropë është urrejtja e hapur ose e nënkuptuar e populistëve ndaj shtetit, demokracisë dhe elitave shoqërore, multinacionalitetit dhe mediave.
Fundjava që kaloi pasqyron nga Washingtoni në New York, Boston, Sidnei, Londër, Paris – edhe Koblenc – një realitet tjetër: protestën masive kundër qëndrimit të thjeshtëzuar, shpjegimeve të thjeshta për botën dhe nxitësve të së keqes. E, nëse demokracia duhet të jetë më shumë, se një koncept akademik në shkolla, atëherë ajo duhet të provojë veten tani, kudo: në parlamente, në media dhe në rrugë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe rasti i Netanyahut
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë