LAJMI I FUNDIT:

Erdogani do të vizitojë Kosovën menjëherë pas formimit të Qeverisë

Erdogani do të vizitojë Kosovën menjëherë pas formimit të Qeverisë

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shënuar një vjetorin e tentim grusht shtetit në Turqi me 15 korrik të vitit 2016.

Fetullah Gylen dhe organizata e tij FETO, vazhdon të akuzohet se qëndron mbrapa këtij organizimi. Një vjetori i këtij tentim puqi, është shënuar edhe në Prishtinë, nga ambasada turke.


Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, organizatën FETO të Gylenit e ka quajtur organizatë terroriste dhe të rrezikshme, pasi ka të shtrirë aktivitetin e saj në me shumë se 170 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ajo theksoi se ndikimin e tij, Gyleni e ka rritur me instalimin e organizatave të tij arsimore, bankave, holdingeve duke i regjistruar si organizata jo qeveritare, përfshirë edhe Kosovën.

Por, për institucionet e Gylenit në Kosovë, diplomatja turke theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, derisa shpreson që institucionet e reja kosovare do të veprojnë në mënyrë konkrete në këtë drejtim.

Klic ndër të tjerash tha se shpreson se pas themelimit të institucioneve të Kosovës, presidenti Recep Tayyip Erdogan,  do të vizitojë Kosovën.

Ambasadorja turke në Kosovë e quajti aktin terrorist me të tmerrshëm në historinë e Turqisë, tentimin e puçit me 15 korrik të vitit të kaluar.

Një video me skena të dhunshme, vrasjet, plagosjet e sulmet ndaj institucioneve kyqe turke, u shfaq gjatë fjalës së ambasadores Kiliç.

Por, pavarësisht traumës që kanë përjetuar, diplomatja turke tha se 15 korriku është fitorja e demokracisë turke, duke akuzuar drejtpërdrejtë Fetullah Gylenin dhe organizatën e tij FETO për organizimin e tentim grusht shtetit në vitin e kaluar.

Madje, sipas saj, organizata FETO është organizatë terroriste e ndërtuar mbi parimet e dyfytyrësisë, fshehtësisë dhe qepje gojës.

Gjatë fjalës së ambasadores Kiliç, është lëshuar edhe një video e Fetullah Gylenit, për të cilin tha se qysh në moshën 20 vjeçare ka planifikuar ta rrëzojë qeverinë dhe ta ndërtojë qeverinë e tij.

Ajo tha se aktualisht në 23 provinca janë në procedurë e sipër 78 lëndë gjyqësore për kryerjen e kësaj vepre. Kiliç theksoi se prokurorët kanë mbledhur fakte që padyshim tregojnë se Gyleni qëndron prapa këtij tentim puqi.

Në rezidencën turke në Kosovë, është hapur edhe ekspozita me fotografitë e natës së 15 korrikut kur u tentua grusht shteti në Turqi.

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori