Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t'u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën, raporton skynews.


Kombet kërkuan të fitonin mbështetjen e Turqisë pasi ajo ngriti papritur kundërshtime, por Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.

Screenshot 1 4

"Suedia nuk duhet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t'i themi 'po' aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit", tha Erdogan.

Ai sinjalizoi se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t'i bashkohej NATO-s, por ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se “ne me Suedinë kemi aplikuar së bashku”.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime. /Telegrafi/