LAJMI I FUNDIT:

Erdogan paralajmëron Greqinë se raketat turke mund të arrijnë në Athinë

Erdogan paralajmëron Greqinë se raketat turke mund të arrijnë në Athinë

Greqia është e frikësuar nga raketa balistike turke Tayfun.

Kështu, siç raportojnë mediat turke, ka thënë të dielën presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke paralajmëruar edhe një herë Athinën “që të mos militarizojë ishujt e Egjeut”.


“Tani kemi filluar të ndërtojmë raketat tona. Sigurisht që ky prodhim i frikëson grekët. Kur thua ‘Tayfun’ (Tajfun), ata kanë frikë. Ata (Greqia) thonë se (ato) do të godasë Athinën. Sigurisht që do të godasin atë”, citohet të ketë thënë Erdogan në një ngjarje në provincën veriore të Samsun, përcjell Telegrafi.

Në tetor, Turqia testoi raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi Tayfun të prodhuar në vend mbi Detin e Zi.

Raketa mund të godasë një objektiv në një distancë prej 561 kilometrash (349 milje) në 456 sekonda.

Turqia dhe Greqia janë në mosmarrëveshje për disa çështje, duke përfshirë pretendimet konkurruese mbi juridiksionin në Mesdheun Lindor, pretendimet mbi kufijtë detarë, hapësirën ajrore, energjinë – dhe jo vetëm.

Marrëdhëniet u përkeqësuan pasi Erdogan tha se Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis loboi për të bllokuar shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se më parë kishte rënë dakord me Erdogan “për të mos përfshirë vendet e treta në mosmarrëveshjet ndërmjet tyre”.

Në maj, Erdogan ndërpreu lidhjet me Mitsotakis dhe shpalli të mbyllura të gjitha kanalet e tjera të komunikimit midis vendeve.

Ankaraja akuzon Athinën për militarizimin e paligjshëm të ishujve grekë në Egjeun Lindor dhe vë në pikëpyetje sovranitetin e Greqisë mbi to. Mosmarrëveshje ka edhe për shfrytëzimin e burimeve minerale në Egje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori