LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nuk ka kthim prapa nga sistemi raketor rus S-400

Erdogan: Nuk ka kthim prapa nga sistemi raketor rus S-400

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij nuk do të anulojë marrëveshjen me Rusinë për blerjen e sistemit raketor rus, S-400, pavarësisht presionit nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kemi bërë marrëveshje me Rusinë. Jemi të vendosur. Nuk ka kthim prapa”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.


Erdogan tha se oferta e SHBA-së për t’i shitur raketa Patriot Turqisë, nuk ka qenë e mirë si e Rusisë.

Marrëveshja e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemit S-400 është bërë një burim i madh sherri midis Turqisë dhe SHBA-së, e cila ka kërcënuar me sanksione.

Kathryn Wheelbarger, ushtruese e detyrës së ndihmëssekretares amerikane të Mbrojtjes, tha javën e kaluar se pasojat do të jenë “shkatërruese” për bashkëpunimin e Turqisë me NATO-n, nëse Ankaraja vazhdon me planet e saj për blerjen e sistemit raketor rus.

Wheelbarger tha se blerja do ta dëmtonte aftësinë e Turqisë për të punuar me aleancën perëndimore dhe do ta detyronte Uashingtonin të vendoste sanksione ndaj Ankarasë.

Turqia e ka sfiduar presionin në rritje, duke këmbëngulur se blerja është një “marrëveshje e bërë”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori