Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është kritikuar për shfaqjen e disa nga pamjeve të sulmit të armatosur në Zelandë të Re, siç thuhet “për të rritur mbështetjen në tubimet zgjedhore”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Erdogan tha se një pjesë e manifestit të të dyshuarit të armatosur Brenton Tarrant ishte që t'i mbante turqit larg nga Evropa.


Kështu, po sipas BBC, ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters u tha zyrtarëve turq se shfaqja e pamjeve ishte "e padrejtë" dhe rrezikoi qytetarët e vendit të tij jashtë vendit.

Ndryshe, sulmi i së premtes në dy xhami në Christchurch la 50 të vdekur.

Sulmuesi gjatë sulmit ka bërë edhe transmetimin e pamjeve LIVE dhe ato janë shpërndarë gjerësisht.

Pas kësaj, policia vendase ka kërkuar fshirjen e tyre. /Telegrafi/