LAJMI I FUNDIT:

Erdogan flet sërish rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO: Asnjë aleatë nuk tregoi respekt ndaj sigurisë së Turqisë

Erdogan flet sërish rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO: Asnjë aleatë nuk tregoi respekt ndaj sigurisë së Turqisë

NATO duhet të “kuptojë, respektojë dhe mbështesë” ndjeshmërinë e sigurisë së Turqisë, thotë Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha para deputetëve të partisë së tij, AKP se pret që vendet anëtare të NATO-s të “kuptojnë” çështjen e sigurisë së Turqisë lidhur me aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s.

Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?
Lexo po ashtu Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?

“Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin ndjeshmërinë tonë. Ne kemi ndjeshmëri për të mbrojtur kufijtë tanë kundër terrorizmit. Asnjë nga aleatët tanë nuk tregoi respekt ndaj kësaj ndjeshmërie siç prisnim”, tha ai.

Ndërkohë, 68-vjeçari tha javën e kaluar se nuk i sheh “pozitivisht” aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe nuk do t’i mbështeste vendet nordike, raporton cnn.

“Zgjerimi i NATO-s ka kuptim për ne vetëm në masën që respektohen ndjeshmëritë tona. Të kërkosh prej nesh mbështetje për anëtarësimin në NATO, ndërkohë që ofroni çdo lloj mbështetje për organizatën terroriste PKK/YPG, më së paku që mund të them është inkoherencë”, shtoi i pari i shtetit turk.

Suedia dhe Finlanda reagojnë pasi Erdogan tha se mund të vendos veto për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO
Lexo po ashtu Suedia dhe Finlanda reagojnë pasi Erdogan tha se mund të vendos veto për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO

Ai akuzoi të dyja vendet se po strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, militante separatiste, dhe mbështetës të klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia i akuzon si organizator të një përpjekjeje për grusht shtet gjatë vitit 2016.

Ndryshe, PKK-ja është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori