Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, po përballet me një disfatë politike pasi partia e tij humbi kontrollin e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale të së dielës.
Rezultatet paraprake tregojnë edhe se opozita kryeson ndaj partisë drejtësi dhe zhvillim të Erdogan, në Stamboll, qytetin më të madh të vendit. Në Ankara, partia republikane e popullit mori më shumë se 50 për qind të votave, me AKP e Erdogan në 47 përqind.
Kjo është hera e parë në 25 vite që partia islamiste humb kontrollin e kryeqytetit. Në Stamboll, sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolia”, opozita ka marrë 48.79 për qind të votave ndërsa AKP 48.51 për qind. Erdogan madje ka humbur edhe qytetin e tretë më të madh të vendit, atë të Izmirit, si edhe Antalian, Adanan etj.
Pavarësisht rezultateve të pakënaqshme në dy qytetet kryesore, në shkallë vendi, AKP e presidentit, në aleancë me lëvizjen nacionaliste MHP, ka marrë 51.63 për qind të votave ndërsa opozita 37.55 për qind.
Erdogan, që i kishte cilësuar zgjedhjet e së dielës, një çështje mbijetese kombëtare tha në një fjalim para mbështetësve të hënën, se do të përveshë mëngët për të korrigjuar gabimet.
“Njerëzit që bënë premtime të rreme, le të vazhdojnë. Ne do të shohim se si do të qeverisin ata. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë duke mësuar nga gabimet e bëra në këto zgjedhje”, tha Erdogan.
Rezultati në Stamboll ka rëndësi të veçantë pasi Erdogan e ka nisur atje karrierën e tij politike, si kryebashkiak në vitet 90. Veç të tjerash atje ai kandidoi me një emër të rëndësishëm, atë të ish kryeministrit Benali Yildirim. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri