LAJMI I FUNDIT:

Erdogan e vë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, Franca tërheq ambasadorin e saj nga Turqia

Erdogan e vë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, Franca tërheq ambasadorin e saj nga Turqia

Franca ka dënuar ashpër fjalimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me shëndetin mendor të të parit të francezëve, Emmanuel Macron, me rastin fjalimit që mbajti për myslimanët.

Erdogan i sugjeroi presidentit francez për “një lloj trajtimi mendor” mbi qëndrimin ndaj myslimanëve në Francë.

Franca e qortoi presidentin turk dhe komentet e tija i quajti si “të papranueshme”. “Vrazhdësia nuk është metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk hyjmë në polemika të panevojshme dhe nuk pranojmë fyerje”, tha për CNN-in një zëdhënës i Pallatit Elysee.

Erdogan nuk ndalet: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet
Lexo po ashtu Erdogan nuk ndalet: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet

Zëdhënësi shtoi se Franca ka tërhequr ambasadorin në Ankara për një “vlerësim të situatës”, të cilin ata e përshkruan si një “veprim të rrallë”.

Macron tha të martën se qeveria e tij do të “intensifikojë luftën kundër islamizmit radikal”. Ai tha se si rezultat i vdekjes së mësuesit francez, dhjetëra masa ishin marrë kundër organizatave dhe individëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori