LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve izraelite në Palestinë

Erdogan: Bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve izraelite në Palestinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmes telefonit i tha homologut iranian, Ebrahim Raisi se bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve izraelite në Palestinë.

Presidenti turk theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të shenjta dhe shmangien e një përshkallëzim të ri, raporton dailysabah.


Forcat izraelite sulmojnë palestinezët gjatë faljes së namazit
Lexo po ashtu Forcat izraelite sulmojnë palestinezët gjatë faljes së namazit

Rajoni aktualisht po kalon nëpër një periudhë të tensionuar sepse Izraeli po qëllohet me raketa nga veriu dhe jugu, përkatësisht nga Libani dhe Gaza.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu incidentet në xhaminë al-Aqsa dhe marrëdhëniet Iran-Turqi, thuhet në raport.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen i tha homologut turk, Mevlut Cavusoglu se ushtria izraelite do t’i përgjigjet çdo përpjekjeje për të terrorizuar civilët pas një sulmi në Bregun Perëndimor që vrau dy persona.

Të mërkurën, Erdogan dënoi veprimet e policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem, duke thënë se xhamitë janë “vija e kuqe” për Turqinë.

Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa
Lexo po ashtu Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa

“Dënoj aktet e kryera kundër kibles së parë të myslimanëve në emër të vendit dhe popullit tim dhe bëj thirrje që këto sulme të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan.

Ndryshe, sot është raportuar për vrasjen edhe të një shtetasi italian pas atyre britanikëve në Tel Aviv dhe Bregun Perëndimor. /Telegrafi/