LAJMI I FUNDIT:

Era Rusi tregon aftësitë në këndim, ndërsa thotë se nuk e ka dëgjuar Luanën duke kënduar (Video)

Era Rusi tregon aftësitë në këndim, ndërsa thotë se nuk e ka dëgjuar Luanën duke kënduar (Video)

Këngëtarja Era Rusi ka qenë mysafire në emisionin Një kat më lart të IN TV, ku ka folur për karrierën muzikore dhe raportet e saja me kolegët në estradën shqiptare.

Nikoqiri i emisionit ka pyetur rreth interpretimeve në mbrëmjet muzikore duke e përfshirë edhe pjesën fizike të performancës.

https://www.instagram.com/p/Baz8NeMF1SG


Ndërkohë që ka marrë komplimente nga moderatori i emisionit për format e saja trupore.

Këngëtaret e estradës që nuk i ndahen palestrës (Foto)
Lexo po ashtu Këngëtaret e estradës që nuk i ndahen palestrës (Foto)

Më pas, në kuadër të lojërave të emisionit, ajo ka folur për personazhet që i ka zgjedhur, një prej të cilëve ishte edhe Luana Vjollca.

Loja me këngë (YouTube/IN TV)

Era ka thënë se nuk e ka dëgjuar moderatoren e shndërruar në këngëtare duke kënduar ‘live’ dhe njëherësh ka theksuar se nuk i pëlqen kënga “Benzina”.

Gjatë emisionit, këngëtarja është dashur ta luajë edhe lojën me këngë duke i tërhequr në vazo titujt e këngëve që duhej t’i interpretonte.

Ajo ka arritur që t’i këndojë këngët që i ranë për t’i interpretuar. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BatoogEnJpm