Hiti i saj i madh “Bon Bon” i dha famë ndërkombëtare, por Era Istrefi prej kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

E, me sa duket pritjes së adhurueseve të saj po i vjen fundi, kjo pasi këngëtarja e njohur duket se ka filluar punën për një projekt të ri.


Dyshimet për këtë erdhën pasi sot (e hënë), Era ka postuar një fotografi nga studioja e saj muzikore. Se çfarë ka përgatitur këngëtarja mbetet të shihet, pasi nuk ka dhënë më shumë detaje.

eraistrefi 241373052 135141545422749 5046737178681996684 n 2 Foto: Era Istrefi/Instagram

Kujtojmë që vite më parë Era kishte sjellë edhe një këngë në bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi, projekt ky që u pëlqye dhe u prit mirë nga adhuruesit.

Projekti "Nuk e di” nga Era dhe Nora numëron mbi 26 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

eraistrefi 241282191 279306477004345 889333616093155691 n Foto: Era Istrefi/Instagram