Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka performuar së fundmi në një koncert për shqiptarët në Zvicër.

Ajo ka promovuar në veçanti dy këngët e reja të saj, me të cilat shënoi rikthimin në tregun vendor pas një kohe të gjatë.


Teksa ka kënduar e kërcyer para shqiptarëve të diasporës, Era në një moment e ndezi në maksimum atmosferën, kur bëri një “twerk” të zjarrtë në skenë.

Ka qenë një fanse e saj ajo e cila ka shpërndarë një video të Istrefit në InsatStory dhe TikTok, duke shfaqur momentin e zjarrtë të performancës provokuese para audiencës.

Edhe vet Era e rishpërndau të njëjtën në InstaStory, duke zbuluar se atmosfera në koncertin e saj ka qenë në maksimum.

erushe

Gjithashtu në videot e fundit të publikuara në TikTok, Istrefi ka shfaqur momente nga provat për koncertin, ku shihet duke bërë përgatitjet për “twerk”.

@itseraistrefi

Visit TikTok to discover videos!

Përndryshe, “TKRKT” dhe “Bebe” janë dy projektet muzikore të cilat e kanë rikthyer 27-vjeçaren fuqishëm këtë sezon në skenë. /Telegrafi/

eraistrefi 283357376 530150121934085 5434870307034723760 n

eraistrefi 283271382 1381150779044593 394293020210977068 n