LAJMI I FUNDIT:

Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rëndë që injorohet nga shumëkush

Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rëndë që injorohet nga shumëkush
(Foto: Clear Smiles)

Një erë e pakëndshme nga goja gjatë gromësimës, mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të rrezikshme.

Era e keqe e gojës shfaqet mjaft shpesh, ndonjëherë shkaku është ngrënia e ushqimeve aromatike, si hudhra, e ndonjëherë kjo dukuri shfaq ankesa të tjera madje edhe sëmundje.


I tillë, për shembull, është inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, i cili karakterizohet nga grumbullimi i baktereve nën bashkimin e dhëmbëve dhe gingivës dhe çon në një erë të fortë të pakëndshme.

Megjithatë, nëse vëreni se pas gromësirës përhapet një erë e pakëndshme dhe nëse i ngjan erës së vezëve të kalbura, këshillohet të kontrolloni shëndetin e lukthit. Gromësima është përndryshe një fenomen normal dhe i padëmshëm – trupi lëshon gazra të tepërta nga trakti i sipërm tretës.

(Foto: MedicineNet)

Këto gazra prodhohen gjatë dekompozimit të ushqimit dhe njëri prej tyre është sulfuri i hidrogjenit. Edhe sasia më e vogël e saj lëshon erën e vezëve të kalbura dhe nuk është e pazakontë ta nuhasni ndonjëherë.

Megjithatë, nëse shpeshherë mund të nuhatet era, kjo është një shenjë serioze se një sëmundje mund të zhvillohet në trup. Është e mundur që të jetë një infeksion me baktere të tilla si Helicobacter pylori, sindroma e zorrës së irrituar ose refluksi gastroezofageal – kthimi i acidit nga lukthi në ezofag.

Ky fenomen sjell rrezikun e inflamacionit të mukozës së ezofagut, e për pasojë edhe të kancerit, ndaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun për të hequr çdo dyshim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori