LAJMI I FUNDIT:

“Era” dhe “ODA”: Rikthim, sukses, pasion!

“Era” dhe “ODA”: Rikthim, sukses, pasion!

Grupi “Oda” është një prej rock bendeve kosovare më të pëlqyera. Që nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit, i titulluar po me këtë emër “1998”, grupi u shpërnda në të katër anët e botës, duke lënë pas vete hitet e pavdekshme të cilat i shoqëruan adhuruesit e tyre deri më sot. Dymbëdhjetë vite më vonë, formacioni i dikurshëm bashkon përsëri forcat, duke iu rikthyer skenës me këngën më të dëgjuar dhe më e kërkuar gjatë vitit 2010 në radiot kosovare, ‘Era’, pa klip, por, mjaft e dashur.

Intervistoi: Behare Bajraktari

Dukagjin Lipa me grupin e tij, ODA, ka trasuar një frymë të re të muzikës në Kosovë, e cila edhe sot është aktuale dhe e pëlqyer. Për më shumë, lexoni intervistën ekskluzive me të.

Dukagjin, na thuaj tri elemente të cilat e përbëjnë suksesin?
D. Lipa: Tri elemente të cilat e përbëjnë suksesin! Besoj që një prej elementeve kryesore është pasioni për punën që e bëjmë, pa marrë parasysh se çfarë pune është ajo, është punë kreative apo administrative. Elementi i dytë do të ishte qasja profesionale ndaj punës dhe elementi i tretë, mendoj, se i takon rregullit.
Që të kesh sukses, pra, duhet të kesh vullnet dhe rregull në punë.
Pra, pasioni, profesionalizmi dhe rregulli.

Të kanë përcjellë gjatë gjithë kohës këto elemente, qoftë në muzikë, qoftë dhe në profesionin tjetër?
D. Lipa: Besoj që këto duhet të jenë parime që e përcjellin çdo kë në jetë dhe që ka seriozitet në punë.

Të ndihmon familja për suksesin në dy profesionet që i ke?
D. Lipa: Po, po patjetër, pa harmoni në familje dhe mirëkuptim për pasionin e personit për punën dhe profesionin, pra pa mbështetjen e familjes vështirë se do të ketë dikush sukses në çfarëdo lëmi.

Në muzikë tashmë je dëshmuar dhe adhuruesit kuptohet që prisni më shumë nga ti. Prandaj, nëse flasim për gjërat e tua, i ke dy unaza në gisht. Çfarë domethënie kanë?
D. Lipa: Nuk kanë ndonjë domethënie të veçantë unazat në gisht. Këto nuk janë unaza të martesës, i kam blerë para shume vitesh, në fakt Anesa m’i ka blerë në Portobello Road, janë punë dore dhe i kam qe shumë vjet.

Po vathin?
D. Lipa: Vathin e kam shumë më përpara se të kem familje, e kam për msysh (qeshet).

Kush e përbën familjen tënde?
D. Lipa: Jam i martuar me Anesen, kemi tre fëmijë, vajzën, Dua quhet, i bën sivjet 16 vjet, vajza tjetër është Rina e cila i bën 10 vjet në maj dhe Gjini, 5 vjeç.

Prind i hershëm?
D. Lipa: Po prind i hershëm, dhe besoj se është mirë të jesh prind i hershëm, për shkak se me ndarjen e viteve ndërmjet prindit dhe fëmijëve vjen edhe deri tek hapësira ndërmjet gjeneratave, që gjithsesi ndikon ne marrëdhëniet prind-fëmijë. Ne kemi hapësira edhe tash, por ky dallim gjeneratash është më i vogël dhe mund të kuptohesh më lehtë me fëmijët.

I përmende unazat që i ke blerë në Londër, do të kthehemi pakëz atje dhe do të rikthejmë në vitet e’90-ta në të kaluarën, besoj është bukur?
D. Lipa: Është shumë bukur kthimi në vitet e ’90-ta, dhe nostalgjia të kthen gjithmonë në pjesët e mira të jetës dhe jo në ato pjesët e këqija që nuk kujtohen me ëndje kjo ndodh gjithnjë.

Cila është pjesa e keqe?
D. Lipa: Pjesa e keqe gjithsesi është pjesa e jetës nën presion, pamundësia e të shprehurit të lirë, koha e vështirë e studimeve, okupimi jo vetëm fizik, por edhe ai psikik.

Anglia ka bërë pak shkëputje tek muzika. U ktheve nga Anglia për muzikë, për punë për familje apo për Kosovën, janë shumë elemente?
D. Lipa: Ok, tash po kthemi pak të koha e viteve të ’90-ta, përveç pjesës negative që e kemi pasur për shkak të okupimit kur nuk kemi pas mundësi të shprehemi në mënyrën që kemi dashur, kemi qenë të kufizuar prej shumë elementeve të kushtëzuara prej shumë fakteve, por e kemi pas dhe një anë pozitive ku më të vërtetë jemi munduar që atë situatë të vështirë(me ato pak mundësi që kishim) ta kthejmë në anën pozitive dhe, mund të themi se vitet e ’90-ta kanë qenë më produktive se sa dekada që ka pasuar, sa i përket muzikës.

Në kohën kur ishe në Londër je shkolluar?
D. Lipa: Në Londër kam kryer studimet postdiplomike në CIM, e cila është shkollë e posaçme për Marketing & Reklamim dhe kjo ka ndodhur pothuajse rastësisht pas një përvoje të cilën e kam filluar me punë në kompaninë më të madhe angleze për organizmin e festivaleve, siç është: Reading festival, Glastonbury Festival, Phoenix Arizona Festivals, Finsbury Park Festival etj. Kompani kjo e cila më mundësoi vazhdimin e shkollimit duke u bazuar ne eksperiencë të punës.
Kur jemi tek shkollimi jam në përfundim të disertacionit të Magjistraturës në Komunikim Masiv, dhe tema e disertacionit është: Analiza Semiotike ne Marketingun Politik (Semiotic Analyses in Political Marketing). Është është me rëndësi të ceki se mentor të tezës së disertacionit e kam Znj. Anna Di Lellio, këshilltare e parë e kryeministrisë Kosovare dhe ish-kryeministrit Çeku, ish-komisionere e përkohshme e medieve kosovare – TMC (Temporary Media Commissioner), dhe profesoreshë në Cardiff University dhe New York. Botuese e shumë librave dhe së fundi e librit Eposi Shqiptar,1839.

E zgjodhët qëllimisht këngën “Era për t’u rikthyer?
D. Lipa: Kënga “Era” është njëra prej këngëve që e kemi këndur shpesh ne si grup dhe të gjithë anëtarët e Odës (Dukagjin Lipa, Labinot Krasniqi, Florent Boshnjaku, Valon Gashi dhe Besim Gashi – Babuka) na ka mbetur gjithmonë në memorie që si këngë duhet të ripërpunohet me ardhjet e muzikës së kohës.
Pra, kënga u pëlqye shumë dhe kemi pas pyetje se përse nuk ia kemi bërë një klip, por ne si “Oda” vendosëm ta transmetojmë së pari në radio dhe të shohim se si është të jetë një sukses me “Erën” pa klip.

Kënga, Era, ka depërtuar fuqishëm tek dëgjuesi dhe shumë e kërkuar në radiot tona u dëshmua gjatë gjithë sezonit që shkoi si një prej këngëve më të transmetuara në emisione radiofonike. Si iu kërkuat lejen “Gjurmëve”?
D. Lipa: Para se ta incizojmë këngën ne jemi takuar me autorët e këngës dhe kemi marrë leje tyre. Pra për incizimin e “Erës”, ia kërkuam lejen Migjenit dhe Tomorit të cilët edhe na kanë përgëzuar për ndryshimin e këngës së tyre në mënyrë rrënjësore. E shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për shumë këngë që na kanë mbajt “gjallë” për shumë kohë.

“Era” është e vetmja këngë që ju e keni punuar gjatë kësaj kohe, a do të thotë kjo se REPUBLIKA Marketing Communications Agency po ju merr të shumtën e kohës?
D. Lipa: Agjensioni “Republika” po hynë në vitin e katër të punës dhe obligimet ndaj klientëve tonë si dhe stafit te REPUBLIKES e kanë vendin primarë dhe mbetet pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime profesionale, ndërsa muzika mbetet gjithmonë më shumë se pasion e pak më pak se profesion, është pjesë e imja e shprehjes kreative muzikore, ku ndihem shumë, shumë mirë. E kam fatin që jam i rrethuar me miqtë më të mirë që dikush mund t’i ketë, që na lidhe shoqëria së pari, edhe që pasioni i njëjtë na mbanë që të paktën të mundohemi ta mbajmë gjallë dëshirën për muzikë.

Po punoni për album?
D. Lipa: Ideja fillestare ka qenë që “ODA” t’i bëjë disa përpunime të këngëve të ndryshme që ODA i ka, e që disa prej tyre s’janë dëgjuar në këto kohë dhe janë shumëpak të njohura. Rock Muzika Kosovare ka qenë dhe është shumë e mirë dhe dëshira ështe që të rikthejmë disa prej këngëve të dashura për ne.

Përveç përpunimeve, ndonjë këngë tuajen si grup?
D. Lipa: Jemi në përpunim e sipër të këngës së re të ODËS, jemi duke i “filtruar” idetë e ndryshme, dhe besoj se shumë shpejt do të takohemi përsëri të flasim për këngën e re.

Si i shihni bendet e reja. A ka talentë të rinj?
D. Lipa: Kam frikë se talentet po dalin shumë rrallë dhe vështirë në pah. Këtyre talentëve s’po ju jepet hapësirë në media, veçmas flas për televizione të cilat i mbajnë prezente këngët jo shumë të mira (sipas standardeve evropiane dhe atyre botërore), ndërsa për rock muzikë të mirë po duket se ka më pak vend.
Më shumë flas për televizionet sepse kanë edhe një obligim tjetër, edukimin e masës. Ne jetojmë në një kohë digjitale ku mund të përcjellim mediume të fuqishme të cilat janë private, por pa marrë parasysh, janë këto mediume që iu tregojnë shikuesve të vet se çka është kualitative, pra veprojnë si themelues të trendeve të reja.

Po radiot?
D. Lipa: Radiot si duket kanë qasje krejt tjetër. Dëgjoj shumë shpesh Radio Kosovën, Radio Blue Sky, sepse kam dhe shumë miq këtu, dëgjoj edhe Radio Dukagjinin, por më pak. Siç duket njerëzit e radios i kanë duart më të lira për të vepruar, për të transmetuar muzikë të mirëfilltë dhe qasje tjetër për muzikë të mirë.

Albumi i ri pritet të dal këtë vit, a keni menduar për emrin e albumit?
D. Lipa: Desha tua jap një informatë ekskluzive, po për shkak të gjasave që do të ketë ndryshme, po presim për ma vonë..

Një mesazh për adhuruesit e muzikës?
D. Lipa: Për adhuruesit e muzikës! Sa më shumë muzikë të mirë, sa më shumë rock shqiptarë, sa ma larg çajtoreve dhe sa ma ngatë radios).
Ju uroj të gjithë lexuesve një Vit’të Ri të suksesshëm, shumë dashuri dhe punë të mbarë.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori