Në kanalin zyrtar të "O Sa Mirë" në YouTube është publikuar episodi i 151-të me radhë i hit-serialit televiziv.

Derisa vazhdojnë problemet në drejtimin e kolegjit, kryesia diskuton në lidhje me hapat që duhet ndërmarrë në menaxhim.


osa2

Nuk mungojnë edhe kërcënimet që u bën Jana Hajdari dy prijësve të shkollës, 'Drenicakut' dhe 'Gjakovarit'.

Telashet nuk kanë të ndalur për Hetemin, të cilit Sasa vazhdon t'i shkaktojë probleme në jetën private, aq sa ai shkon të ankohet në drejtori.

osa4

Në ndërkohë, përfshirja e protagonistëve të rinj në komedinë televizive ka vazhduar edhe në episodin e ri.

Derisa Xhesika ka probleme me provimin e fundit dhe i kërkon profesorit të gjuhës shqipe që ta kalojë.

osamire1

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e 151-të të "O Sa Mirë". /Telegrafi/