LAJMI I FUNDIT:

EPIK: Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të sjellin befasi

EPIK: Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të sjellin befasi

Instituti EPIK ka bërë një studim lidhur me zgjedhjet në Parlamentin Evropian që do të mbahen nga 23-26 maj 2019.

Sipas EPIK këto zgjedhje do të prodhojnë një Parlament të fragmentuar, ku për herë të parë pas 40 viteve koalicioni EPP dhe S&D do të humbas shumicën, ndërsa fitues relativ do të jenë ALDE- En Marche dhe partitë popullsitë.


Më poshtë konkluzionet e plota të nxjerra nga instituti EPIK:

Para disa orëve në Holandë ka filluar ushtrimi i dytë më i madh demokratik në botë, me ç ‘rast nga 23 deri 26 maj afro 400 milionë qytetarë të BE-së do të iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 751 deputetë të cilët do ti përfaqësojnë ata në Parlamentin Evropian.

Ky festim i demokracisë nuk do ikte pa u shënuar në institutin tonë. Disa muaj të fundit kemi punuar në hulumtimin për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Ne vendosëm të kthejmë vëmendjen tonë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian kryesisht për dy arsye:

1. Zgjedhjet kanë rëndësi të madhe për vet BE-në. Në kohën kur forcat progresive dhe popullistë janë në ballafaqim të drejtpërdrejt në të gjitha kontinente, Parlamenti i ardhshëm Evropian përbënë fushëbetejën e ardhshme strategjike të këtyre forcave kundërshtare. Zgjedhjet nuk do të përcaktojnë vetëm fatin e BE-së, por balancin e forcave globale.

2. Arsyeja e dytë rrjedh natyrshëm nga ajo e para. Për shkak të rëndësisë së tyre, zgjedhjet do të kenë ndikim të madh në politikë e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Pra pas disa muajve hulumtimi, në fund të gjithë jemi në ankth për të kuptuar përgjigjen në pyetjen – çfarë do jetë rezultati i zgjedhjeve?

Para që e japim përgjigjen, duhet nënvizuar se parashikimi ynë për Parlamentin e ardhshëm Evropian bazohet në sondazhet nacionale të gjeneruara nga POLITICO. ‘Trendi i Kalmanit’ është përdorur për të krijuar një trend për çdo parti politike kombëtare.

Projeksionet e këtij studimi bazohen në sondazhet POLITICO-s, të datës 18 maj 2019. Ne kemi verifikuar të dhënat POLITICO-s me katër sondazhe të tjera: sondazhi i Financial Times (maj 2019), EUROPELECTS (maj 2019), Kantar Public, i kontraktuar nga Parlamenti Evropian (prill 2019) dhe parashikimet e ECFR-së (prill 2019). Ne nuk kemi arritur të gjejmë dallime të mëdha në të dhënat e këtyre sondazheve.

Në përmbledhje, studimi nxjerr shtatë konkluzione:

1. Përkundër humbjes prej afro 6.5%, fronti pro-BE (EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 63.2% të votës së përgjithshme.

2. Sidoqoftë, për herë të parë që nga viti 1979, dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, do të humbasin shumicën. Parashikojmë që ata do të fitojnë 42% të votës së përgjithshme, gjë që do shënon rënie nga 54% në 2014.

3. Pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, këto familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të çuar përpara projektin evropian. (ECFR, prill 2019).

4. Euroskeptikët (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD)), do të shënojnë rritje prej 2.7%, duke fituar 30.2% të votës së përgjithshme.

5. Pasi që do të shënojnë rritje të madhe, ALDE+En Marche do të jenë “king-maker” i koalicionit EPP dhe S&D.

6. Partitë e reja dhe të pa-rreshtuara do të shënojnë rritje prej 3.7%, me 6.5% të votës së përgjithshme.

7. Në mandatin e institucioneve të reja të BE-së, 2019-2024, nuk duhet shpresuar për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Mund të pritet progres në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. E njëjta mund të ndodh në rastin e Serbisë, nën supozimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në rast të marrëveshjes, Kosova nga ana tjetër do të fitojë liberalizimin e vizave dhe, në një skenar optimist, do të fitojë statusin e kandidatit. Statusin e kandidatit mund të fitoj edhe Bosnja dhe Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori