LAJMI I FUNDIT:

Epik: Kosova vendi i fundit në Ballkan në sundimin e ligjit

Epik: Kosova vendi i fundit në Ballkan në sundimin e ligjit

Instituti Epik përmes një njoftimi për media ka komentuar raportin e fundit për Kosovën, dhe vende të tjera të Ballkanit, nga ana e Komisionit Evropian që u publikua me 29 maj 2019.

Sipas Institutit Epik raporti ka dy qëllime: (1) të vlerësoj gatishmërinë e vendit për tu anëtarësuar në BE; dhe (2) të vlerësoj progresin e bërë brenda vitit të kaluar.


“Si çdo vit, pas publikimit të raportit, shumica qeverisëse ka zgjedhur disa fjali pozitive për të thënë se raporti ka vlerësuar pozitivisht qeverisjen në Kosovë, ndërsa opozita dhe ata që mendonin ndryshe kanë bërë të kundërtën – i kanë nënvizuar vlerësimet negative që raporti ka bërë për vendin. Në këtë formë, shoqëria e Kosovës humbi mundësinë që ti qaset diskutimit empirik dhe kokë ftoftë rreth një qëllimi i cili na bashkon të gjithëve – rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim.

Instituti Epik thekson se në ketë kontekst ka zgjedhur që të ndërmarr hulumtimin e radhës për të dhënë përgjigje në disa pyetjet elementare sa i përket Raportit për Kosovën 2019:

“1. A mund të gjejmë një mënyre që të matim progresin që është bërë brenda një viti, në procesin integrues të Kosovës? 2. Ku është bërë progres më i madh, e ku ka pasur ngecje më të mëdha? 3. A mund të kuantifikojm gjeturat e Raportit? 4. A mund të krahasojmë Kosovën me vende të tjera të Ballkanit? 5. A mund të kuptojmë të gjitha detajet teknike të legjislacionit të BE-së, dhe ti prezantojmë ato në një formë sa më të thjeshtë dhe vizuale?”, thekson njoftimi.

Pas një hulumtimi disa javorë, Instituti Epik thekson se ka arritur në nëntë (9) përfundime kyçe.

“1. Në vitin 2019, Kosova është vlerësuar se ka “nivel të kufizuar të përgatitjes për anëtarësim në BE”, me numrin total të pikëve prej 1.8 nga gjithsej 5 pikë të mundshme. Rrjedhimisht, Kosova ishte në vendin e parafundit, duke lënë mbrapa vetëm Bosnjën me 1.6 pikë. 2. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë “frontrunners” – me gjithsej 3 pikë. 3. Shqipëria me 2.4 pikë gjendet në mesin e dy grupeve me 2.4 pikë. Rrjedhimisht, ky rezultat e vendos Shqipërinë në kategorinë e njëjtë me vendet e fundit në Ballkan – Kosovën dhe Bosnjën. 4. Sa i përket sundimit të ligjit, respektivisht kapitulli 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24: drejtësia, liria dhe siguria, Kosova është vend i fundit në Ballkan sa i përket gatishmërisë për tu anëtarësuar në BE. 5. Po ashtu, nga aspekti ekonomik Kosova është vend i fundit në Ballkan në kapitullin 8: politikat e konkurrencës dhe kapitullin 19: politikat sociale dhe punësimi. 6. Kosova e ndan vendin e fundit në Ballkan me Bosnjën në fushat e mjedisit dhe arsimit. 7. Nga viti 2016, Kosova ka bërë relativisht progres më të madh se sa vende të tjera të Ballkanit drejt marrjes së obligimeve që burojnë nga anëtarësimi në BE. Sidoqoftë, ky progres ishte vetëm 0.2 pikë në shkallë prej 5 pikëve. Ky progres i kufizuar u shënua fal progresit të kufizuar në kapitullin 1:lëvizja e lirë e mallrave, kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 15: energjia, kapitullin 16:tatimi dhe kapitullin 32 kontrolli financiar. Ky progres nuk duhet kuptuar si punë e shkëlqyeshme e institucioneve të Kosovës, por punë e dobët e vendeve të tjera në Ballkan – cilat efektivisht kanë pezulluar agjendën reformuese. 8. Sa i përket progresit në baza vjetore, krahasuar me vitin 2018 Kosova ka shënuar progres të kufizuar në kapitullin 6: e drejta e ndërmarrjeve, kapitullin 25: shkenca dhe hulumtimi, kapitulli 25:arsimi dhe kultura, kapitulli 28: mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit dhe kapitullin 32: kontrolli financiar. 9. Ndërsa, fushat brenda cilës Kosova ka shënuar regres krahasuar me vitin 2018, janë kapitulli 11: bujqësia dhe zhvillimi rural, kapitulli 17: politikat ekonomike dhe monetare, kapitulli 19: politikat sociale dhe punësimi”, janë përfundimet e Institutit Epik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori