Epidemia e gripit, formohet Komiteti për përcjellën e gjendjes epidemiologjike
Është formuar Komiteti në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal.
Komitetin e përbëjnë: Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe dr.Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë.
Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore.
Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut).
Deri tani, janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut, dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
U konstatua se ka 4 raste të verifikuara të vdekjeve me AHN1 dhe 6 raste me influencën e gripi A.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës konstatojnë se:
Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme ( publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit ( temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert