LAJMI I FUNDIT:

EOS realizon 3,097 transaksione në Blockchain

EOS realizon 3,097 transaksione në Blockchain

Platforma e Blockchainit “EOS” ka thyer dy rekorde në 24 orët e fundit sa i përket transaksioneve dhe shpejtësisë së realizimit të tyre.

Platforma arriti të kryente 2,822 transaksione në sekondë duke lënë pas të gjitha kriptovalutat e tjera, por rekordet nuk përfundojnë këtu, sepse EOS një ditë pas arriti në 3,097 transaksione në sekondë, ku aktualisht mesatarja e transaksioneve për sekondë është 1,700 për VISA, përcjell Telegrafi.

EOS është një platformë aplikacionesh të decentralizuara ku zhvilluesit krijojnë aplikacione mbi infrastrukturën e saj.

Kujtojmë se Bitcoin përpunon 7 transaksione në sekonda, Ethereum 15 dhe Ripple 1,500. /Telegrafi/