LAJMI I FUNDIT:

Enternet me çmime të reja, për vetëm 50 euro në vit ofron abonim dhe mirëmbajtje teknike për arkat fiskale

Enternet me çmime të reja, për vetëm 50 euro në vit ofron abonim dhe mirëmbajtje teknike për arkat fiskale

Fundviti nuk mbyllet pa një tjetër super lajm nga kompania Enternet. Si një lider në shërbimet fiskale për bizneset vendore, Enternet tash e sa javë u ka mundësuar të gjitha bizneseve të reja, që të pajisen me arkë fiskale, duke nisur me çmimin prej vetëm 9.99 euro në muaj. Me të njëjtin çmim, bizneset kanë përfituar falas abonim dhe mirëmbajtje teknike 4 vjeçare dhe garancion 1 vjeçar.

Por, Enternet nuk është ndalur me kaq. Për të kontribuar në procesin e fiskalizimit, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në vend, kjo kompani tani ka bërë një super zbritje, për klientët ekzistues, duke minimizuar shpenzimet e tyre karshi obligimeve fiskale.

Duke nisur nga 1 dhjetori 2021, Enternet ka zbritur çmimin për vetëm 50 euro (+TVSH) për shërbimet e kontrollit teknik dhe abonimit vjetor, për të gjithë kompanitë që tash e sa kohë janë pajisur me arkë fiskale. Që nga kjo datë të gjitha bizneset paguajnë vetëm 50 euro (+TVSH) si tarifë vjetore, për të marrë shërbimet e kontrollit teknik dhe abonimit vjetor.

Çmimi prej 50 euro (+TVSH) i ofruar, e bënë Enternet, kompaninë e vetme në Kosovë, që ofron çmimet më të lira për shërbimet fiskale. Falë kësaj zbritje dhe këtyre mundësive, bizneset në Kosovë tani kanë mundësi që të respektojnë rregullat fiskale, duke ndikuar ne uljen e kostos se shpenzimeve te bizneseve.

Pra, për vetëm 50 euro (+TVSH) në vit, bizneset marrin shërbimin e kontrollës teknike dhe abonimit 1 vjeçar.

Fiskalizimi, është procesi më i suksesshëm ekonomik në Kosovë. Deri tani, pjesa më e madhe e bizneseve që operojnë janë fiskalizuar. Ofertat e Enternet, me çmimet më të lira jo vetëm në vend por edhe në rajon, kanë bërë që bizneset të arrijnë funksionimin, konformë rregullave fiskale në vend dhe në të njëjtën kohë ka minimizuar shpenzimet e tyre operuese.

Artikull i sponzorizuar