LAJMI I FUNDIT:

Enkela, e heshtur në jetë, shpërthyese në skenë!

Enkela, e heshtur në jetë, shpërthyese në skenë!

E reja Enkela Ukshini, është nisur rrugës së famës, në fushën e valles. Ajo, qysh si e re, hodhi hapin e parë të valles folklorike, duke u bërë valltarja e parë e Ansamblit. Pra, ka njëmbëdhjetë vjet që e hedh vallen dhe “betohet” që nuk do ta braktisë kurrë, sepse ky lloj arti i jep kënaqësi të pa fund.

Bisedoi: Shaqir Foniqi


Enkela ka edhe një dhunti për të shkruar poezi dhe nuk është çudi që një ditë të bëjë emër edhe në këtë lëmi. Ajo, përveçse është valltare skofiare, ajo është edhe humanitare, sepse kujdeset për ruajtjen e kafshëve dhe synon të ndihmojë të gjithë ata, të cilët kanë nevojë.

Për të gjitha këto, me Enkelen zhvilluam këtë intervistë, të cilën mund ta ndiqni në vazhdim.

Enkela, si hytë në hullinë e valles tradicionale kombëtare dhe pse?

Valles ia kam nisur qysh në moshën gjashtë vjeçare e inspiruar dhe kurajuar nga nëna ime, Anduena Gjikolli, e cila, për një kohë të gjatë ishte valltarja kryesore e Ansamblit “Shota”. Duke ndjekur këshillat e saja dhe ëndrrën time, fillova pa asnjë dyshim dhe arrita deri këtu, me synimin që të mos ndalëm kurrë. Natyrisht, në rrugëtimin tim, një shtysë të madhe më ka dhënë edhe profesori dhe koreografi i mirënjohur, Dilaver Kryeziu, të cilin e falënderoj shumë. Kur të hysh në valle, më nuk mund të dalësh, sepse ajo është si valët e detit, të marrin më vete. Ndoshta, Peja dhe ansambli Rugova, kanë qenë inspirim shtesë për përkushtimin tim. Vallja të lodhë, por edhe të relakson, sikur të gjitha artet e tjera.

Çka e karakterizon vallen tonë kombëtare dhe a meriton që folklori ynë unik dhe karakteristik të pranohet si vlerë ndërkombëtare?

Vallet tona kanë shumë karakteristika, duke filluar nga veshja, kërcimet, veglat, muzika, motivet dhe tradita. Pra, është një amalgamë e shpirtit kulturor. Prandaj, ajo duhet të vlerësohet dhe pranohet nga UNESCO, një vlerë, të cilën nuk e kanë popujt tjerë. Mua më pëlqejnë të gjitha vallet, por kisha me veçuar vallen e shqipeve, vallen e Shotës e shumë valle të tjera, kurse nga valltarët kulmorë më kujtohen Besim Zekthi, Rexhep Çeliku dhe nëna ime, ku, tash kur i shikoj incizime e saja, më mrekullojnë. Mirëpo, se sa po ruhet dhe kultivohet vallja jonë origjinale, po shihet nëpër festivale.

I përmendet festivalet, ku keni marrë pjesë dhe si jeni ndarë?

Kam marrë pjesë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Shqipëri, Kroaci, Turqi, Itali, Bosnje e në vende të tjera. Mund të them se nuk është lehtë t’i prish valles para një audience të madhe. Publiku, kudo na ka pritur me ovacione, prandaj për artistët ky është çmimi më i madh dhe një vlerë morale. Nuk e ke idenë si ndjehet artisti në skenë, ose, kur qindra veta ngritën në këmbë, pas çdo interpretimi. Vallet tona nuk e lënë askënd indiferent.

Duket se përkrahjen më të madhe e keni nga nëna, ku edhe raportet me të i keni specifike, përveç nënë, e keni edhe mike?

Është mëse e vërtetë, sepse tek ajo kam gjetur shpirtin tim rehat, prandaj e thërras, shpirti im binjak. Fal asaj, unë jam e mbushur, e realizuar, e lumtur dhe plot vullnet për jetë. Kur thua nënë, mendoj se të gjitha i ke thënë…

Çka synoni përveç valles?

Unë synoj të mbaroj Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë dhe të bëhem koreografe e njohur. Të shohim. Ëndrrat i kam të mëdha, por edhe vullnetin për t’i realizuar ato.

Ju merreni edhe me humanizëm, madje keni formuar edhe shoqatën për mbrojtjen e kafshëve. Pse?

Është e vërtetë. Madje,unë e kam një shok besnik, qenushin tim, Neo, i cili nuk më trazon kurrë dhe më jep vullnet për çdo gjë në jetë. Është aq i pa sherr, sa nuk e ke idenë. Ne duhet të kujdesemi më shumë për ato gjallesa, sepse kështu veprojnë edhe kombet e civilizuara.

A keni idol në jetë?

Po dhe idoli im është Angelina Jolie, e cila përveç që është e bukur, është edhe shumë humanitare. Pra, ajo ka një zemër të madhe dhe ka dhënë shumë në artin sublim, që quhet film.

Jeni e re dhe e bukur, si e kaloni kohën dhe a merrni komplimente dhe mbase edhe ngacmime?

Kohën e lirë e kaloi duke dëgjuar muzikë popullore, por edhe botërore, pastaj duke lexuar libra, kryesisht ato që kanë të bëjnë me astrologjinë dhe psikologjinë. Natyrisht se komplimentet i pranoj, kurse ngacmimet i sfidoj. Unë, nuk i preferoj ndërhyrjet kirurgjike për t’u bërë e bukur, sepse çdo femër është e bukur në mënyrën e vet. Shpirti i bukur, e bën të bukur edhe pamjen e jashtme.

Jemi në stinën e luleve. Cilat lule iu pëlqejnë?

Me pëlqejnë lulet ngjyrë pembe, por të gjitha ato janë të bukura, sepse kanë aromë dhe hijeshojnë ambientin tonë. Si thuhet, lulet i rritë shiu, jo bubullima, ose lulet janë të bukura, por varet kush i ujitë.

I besoni fatit?

I besoj, kur ta gjej, hahahah. Jam e lirë. Zaten të gjithë artistët janë të lirë, së paku në shpirt. Bota, në sytë e tyre është plot ngjyrë, sepse ato kanë tjetër sy…

Keni besim tek njerëzit?

Hmmm, besë jap, por besë, vështirë marr.

I besoni horoskopit dhe çka jeni?

Horoskopit i besoj shumë dhe di shumë për të. Jam peshk në horoskop dhe njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë me personalitet të ndjeshëm, me shpirt human dhe artistik. Ne, të kësaj shenje, jetojmë në botën e ëndrrave, me delikatesë, ofrojmë dashuri të sinqertë, por kemi ndjenjë t’i ndihmojmë edhe të tjerët.

Çka i porositni të rejat?

Që të merren më art, sepse ku ka art, aty ka edhe jetë të vërtetë.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori